Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata Kushtetuese shkurton listën e lustrimit

Gjykata Kushtetuese shkurton listën e lustrimit

28 mars-Me propozim-ligjin e ri do të përfshihen të gjithë personat që kanë përfituar kapitale në ndërmarrjet publike dhe ato të karakterit shoqëror, në përputhje me Ligjin për transformimin e ndërmarrjeve publike.

Gjykata Kushtetuese sot ka sjellë vendim për heqjen e plotë të neneve kontestuese të Ligjit për lustrimin. Me kontestimin e 13 neneve, Ligji për lustrimin nuk do të përfshijë më ish-funksionarët shtetëror, gazetarët, anëtarët e organizatave joqeveritare, avokatët, klerikët dhe mediatorët, etj. Procedura për heqjen e këtyre neneve kontestuese ishte hapur që nga janari i këtij viti.

Mirëpo, nga ana tjetër partitë e koalicionit qeverisës VMRO-DPMNE dhe BDI janë shprehur të pakënaqur me këtë vendim të gjykatës, duke paralajmëruar ditëve të fundit përgaditjen e Ligjit të ri për lustrim, që do të marrë dritë jeshile në Parlament.

Propozim-Ligji do të zyrtarizohet atëherë kur do të mbërrijnë ankesat dhe vërejtjet nga të gjitha grupet parlamentare të partive dhe deputetëve të pavarur.

Me propozim-ligjin e ri do të përfshihen të gjithë personat që kanë përfituar kapitale në ndërmarrjet publike dhe ato të karakterit shoqëror, në përputhje me Ligjin për transformimin e ndërmarrjeve publike.

Ligji parasheh që gazetarët, ndërmarrjet radiodifuzive, bashkësite fetare, partitë politike dhe sektori joqeveritar me kërkesë të tyre mund të përfshihet në procesin e lustrimit dhe verifikimit të dosjeve të tyre. Me ndryshimet e reja parashihet që të bëhet shpallja publike e emrave të bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete. Gjithashtu parashihen sanksione ligjore në rast se bëhet lustrimi përmes mediave dhe jo përmes komisionit përkatës.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *