Home / Sport / Gjyshi i Mesit: Nuk keni parë ende nipin tjetër!

Gjyshi i Mesit: Nuk keni parë ende nipin tjetër!

Kur thuhet që talenti për futboll është i lindur, ndoshta ka të bëjë edhe me DNA te çdo person, nuk mund të shpjegohet ndryshme fakti që ylli ardhshëm i Argjentinës mund të jetë kushëriri i Lionel Mesit.

Faktin e ka bërë publik pikërisht gjyshi i nurit 10 të Barcelonës dhe Argjentinës, Antonio Kuçitini, i cili ka treguar se tashmë gjithë familja ka kthyer sytë nga 13 vjeçari Bruno Biankuçi, i cili luan te ekipi i të rinjve Renato Çezarini, një klub i qytetit të Rozarios në Argjentinë. Sipas z. Kuçitini dhe disa ekspertëve të futbollit, ai ka të dhëna të bëhet po aq i mirë sa kushëriri i tij më i famshëm.

“Unë ka një tjetër nip, i cili ka dy vëllezër futbollistë, por ai luan më mirë, luan si Leo. Por ai nuk do të iki që tani nga Argjentina, është shumë i lidhur me familjen”, tregoi Kuçitini për “Radio Mitre”.

Edhe trajneri i Brunos, Roberto Ramirez, ka konfirmuar se aktualisht po stërvit një talent të ardhshëm që mund të arrijë nivele të jashtëzakonshme. “Ai ka të njëjtën mënyrë loje dhe të njëjtën shpejtësi në këmbë si Mesi. Është një lojtar që bien sy menjëherë”, tregoi ai.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *