Home / Lajme / Maqedoni / Gostivar, Këshilli komunal dënon vrasjen, ndihmë familjeve

Gostivar, Këshilli komunal dënon vrasjen, ndihmë familjeve

2 mars-Këshilli i Komunës vlerëson se qytetarët kanë të drejtë legjitime të shprehin mllefin dhe pakënaqësinë e tyre nëpërmjet protestave të qeta dhe demokratike sepse sot si kur më pare ato ndjehen të rrezikuar nga pjesëtarë të institucioneve të cilët janë të paguar që të garantojnë sigurinë dhe paqen.

Me rastin e vrasjes së dy të rinjve, Këshilli i komunës së Gostivarit mbajti seancë të jashtëzakonshme në të cilën këshilltarët dënuan këtë rast makabër, si dhe morën vendim që familjeve të viktimave tu ndahet ndihmë financiare prej nga 5000 euro.

“Këshilli i Komunës së Gostivarit dënon ashpër vrasjen makabër të dy të rinjve shqiptare Besnik Shehapi 26 vjeç dhe Imran Memeti 30 vjeç, që ndodhi ditën e djeshme nga përfaqësues efektivit të policisë., ndërsa nga organet kompetente kërkojmë zbardhje të plotë të rastit dhe shqiptimin e dënimit maksimal për dorasin kriminel. Këshilli i Komunës së Gostivari, shpreh indinjatë të thellë nga shkaku se ky rast ka edhe është atak i fuqishëm ndaj marrëdhënieve ndëretnike dhe bashkëjetesës, fakt ky që mund të rrezikojë ekuilibrin e brishtë në mes te shqiptareve dhe te maqedonaseve që jetojnë në komunën tonë, vlerë kjo të cilën me shumë përkushtim jemi përpjekur që ta ruajmë edhe në ditet më të vështira”, theksohet në konkluzat e miratuara të komunës.

Më tej nënvizohet se vrasja e dy të rinjve nga dora e një efektivi të policisë dhe dalja në mbrojtje të ekzekutuesit nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së punëve të brendshme, rrit pasigurinë dhe shqetësimin e qytetarëve për jetën e vet dhe të afërmve të tyre.

Ky rast i paprecedent duhet të jetë argument i mjaftueshëm që kjo qeveri definitivisht duhet të konstaton përgjegjësinë politike për udhëheqësit e niveleve më të larta në ministrinë e punëve të brendshme. Institucionet që janë të thirrura të mbrojnë të drejtat kushtetuese të qytetarëve siç është Ministria e Punëve të brendshme, segmente të caktuara, kanë anëtarë në radhët e veta qe bëjnë të kundërtën, paraqiten si cenues të të të drejtave të qytetarëve dhe si rrënues të marrëdhënieve ndëretnike dhe bashkëjetesës”, theksohet në komunikatë.

Këshilli vlerëson se ky akt kriminel është rrjedhojë e politikave nacionaliste qeveritare, të manifestuara nëpërmjet ofendimeve të renda që u bëhen shqiptarëve në terrenet sportive, e që stimulohen nga vetë shteti, propaganda nacionaliste e mediave pro-qeveritare dhe klimës antishqiptare përmes projekteve të financuara nga buxheti shtetëror dhe një sërë politikash dhe veprimesh tjera të cilat çojnë në drejtim të nxitjes së urrejtjes ndëretnike, rrënimit të bashkëjetesës dhe destabilizimit të vendit.

Vrasja e dy të rinjve ne rastin e Gostivarit është pasojë e injorimit për tre vite të vullnetit politik të Këshillit të Komunës nga ministria e punëve të brendshme qe pat si pasojë dezorganizimin e plotë të policisë dhe moskryerjen e obligimeve ligjore në funksion të mbrojtjes së qytetarëve dhe të pronës së tyre.

Këshilli i Komunës vlerëson se qytetarët kanë të drejtë legjitime të shprehin mllefin dhe pakënaqësinë e tyre nëpërmjet protestave të qeta dhe demokratike sepse sot si kur më pare ato ndjehen të rrezikuar nga pjesëtarë të institucioneve të cilët janë të paguar që të garantojnë sigurinë dhe paqen.

Këshilli i Komunës së Gostivarit, bën apel deri tek të gjithë qytetarët, që në këto momente të vështira të ruajnë gjakftohtësinë dhe të përmbahen nga çfarëdo komenti nxitës të urrejtjes, ndërsa nga organet kompetente dhe institucionet tjera shtetërore relevante, që ky rast t’i vetëdijesojë dhe përfundimisht të kujdesen për sigurinë, qetësinë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, fetare, racore dhe statusi i tyre social.

Familjarëve të dy viktimave të pafajshme, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe ndajmë dhimbjen e thellë me ta”, thekson komuna e Gostivarit.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *