Home / Lajme / Maqedoni / Grafite provokative dhe nxitëse në Ohër

Grafite provokative dhe nxitëse në Ohër

15 mars-Grafitet e shkruara “O vdekje o liri”, dhe grafite tjera nxitëse e të pahijshme kanë zbardhur në mëngjesin e sotëm në disa tabela treguese në disa lokacione në Ohër. Ato janë vërejtur në lokacionin e shëtitores nga “Porta e sipërme” e deri tek “Koshishta”.

Grafite provokative me përmbajtje nxitëse për luftë sot janë regjistruar në qytetin e Ohrit, informon agjencia e lajmeve INA.

Grafitet e shkruara “O vdekje o liri”, dhe grafite tjera nxitëse e të pahijshme kanë zbardhur në mëngjesin e sotëm në disa tabela treguese në disa lokacione në Ohër. Ato janë vërejtur në lokacionin e shëtitores nga “Porta e sipërme” e deri tek “Koshishta”.
Kalimtarët e rastit kanë komentuar se me vandalizma të këtilla të individëve apo grupeve, mbeten mbresat negative tek turistët të cilët çdo ditë kalojnë nëpër këtë shëtitore të këtij qyteti turistik dhe të UNESCO-së. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *