Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski dhe Ahmeti ende me besim më të madh

Gruevski dhe Ahmeti ende me besim më të madh

16 mars-Akoma nuk e dinë për kë do të votonin 36,4 për qind e të anketuarve. Nëse duhet të përcaktohen për ndonjë parti 9,3 për qind do të votonin për BDI-në, 6,2 për qind për PDSH-në, për VMRO-DPMNE-në 30,5 për qind dhe për LSDM-në 15,8.

Akoma nuk e dinë për kë do të votonin 36,4 për qind e të anketuarve. Nëse duhet të përcaktohen për ndonjë parti 9,3 për qind do të votonin për BDI-në, 6,2 për qind për PDSH-në, për VMRO-DPMNE-në 30,5 për qind dhe për LSDM-në 15,8.

Në bllokun politik shqiptar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është politikani me besim më të lartë gjegjësisht 6,5 për qind e të anketuarve thonë se atij i besojnë më shumë, ndërsa në bllokun politik maqedonas lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski është politikan me besim më të lartë, gjegjësisht me 24 për qind. Për Branko Cërvenkovskin janë 8,6 për qind ndërsa për Menduh Thaçin 3,6 për qind. Për këtë pyetje nuk kanë pasur përgjigje 16,7 për qind, ndërsa 28,1 për qind nuk i besojnë asnjërit nga politikanët e theksuar.

Në pyetjen se cila parti ka program më të mirë, 49 për qind kanë vendosur për VMRO-DPMNE-në, 23 për qind për LSDM-në, ndërsa për këtë pyetje nuk kanë përgjigje 28 për qind e qytetarëve të anketuar.

Më shumë se gjysma, gjegjësisht 56,1 për qind vlerësojnë se VMRO-DPMNE ka organizim më të mirë, për LSDM-në kanë votuar 22,8 për qind ndërsa për këtë pyetje nuk kanë përgjigje 21,1 për qind e të anketuarve.

Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, për BDI-në do të votonin 6,8 për qind, për PDSH-në 3,9, për VMRO-DPMNE-në 23,9 për qind dhe për LSDM-në 13,9 për qind. Përqindja më e madhe e qytetarëve të anketuar, gjegjësisht 31,3 për qind nuk e dinë për kë do të votonin.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *