Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Marrëdhëniet me BDI janë normale

Gruevski: Marrëdhëniet me BDI janë normale

24 mars-Lidhur me kontestin e emrit dhe Samitin e Çikagos, Gruevski deklaroi se për momentin nuk ka sinjale se Greqia do të tregojë vullnet për zgjidhjen e kontestit apo se ka sinjale se Maqedonia do të jetë në agjendën e zgjerimit të NATO-s në Samitin e majit të Aleancës që do të mbahet në Çikago.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi se marrëdhëniet me BDI si partnere e koalicionit janë normale, por që ka çështje që nuk dakordohen.

“Marrëdhëniet tona në thelb janë ashtu siç ka qenë më parë, normale. Kur ka disa çështje që nuk dakordohemi, ulemi dhe bisedojmë, kemi program të Qeverisë dhe ne jemi parti që ate që premton synon që ta realizojë në mënyrë strikte. Ashtu që kur keni program dhe thjesht është më lehtë. Shkohet sipas programit. Në atë aspekt Qeveria funksionon sipas programit që ka dhe në disa raste kemi komunikime në nivele partiake në rast se paraqiten punë shtesë apo probleme”, theksoi kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski në një intervistë për mediat proqeveritare.

Lidhur me kontestin e emrit dhe Samitin e Çikagos, Gruevski deklaroi se për momentin nuk ka sinjale se Greqia do të tregojë vullnet për zgjidhjen e kontestit apo se ka sinjale se Maqedonia do të jetë në agjendën e zgjerimit të NATO-s në Samitin e majit të Aleancës që do të mbahet në Çikago. (INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *