Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Më vjen keq për rastin në Gostivar, të gjithë duhet të investojmë në respektin e ndërsjellë

Gruevski: Më vjen keq për rastin në Gostivar, të gjithë duhet të investojmë në respektin e ndërsjellë

3 mars-“Rasti në Gostivar është ngjarje tragjike për tre familje, por edhe në përgjithësi për mbarë shtetin. Të gjithë ne ishim të tendosur nga ajo që ndodhi. Më vjen keq për gjithë këtë që ka ndodhur dhe shpreh ngushëllim deri te familjat e të vrarëve”, tha kryeministri Gruevski, i cili ishte i pranishëm në dorëzimin e pensioneve nacionale të dyzet artistëve të Maqedonisë.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot shprehu keqardhje për rastin me vrasjen e dyfishtë në Gostivar dhe shprehu ngushëllim deri te familjet e të vrarëve. Me këtë rast ai theksoi se pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në vend duhet të investojnë në respekt të ndërsjellë.

“Rasti në Gostivar është ngjarje tragjike për tre familje, por edhe në përgjithësi për mbarë shtetin. Të gjithë ne ishim të tendosur nga ajo që ndodhi. Më vjen keq për gjithë këtë që ka ndodhur dhe shpreh ngushëllim deri te familjat e të vrarëve”, tha kryeministri Gruevski, i cili ishte i pranishëm në dorëzimin e pensioneve nacionale të dyzet artistëve të Maqedonisë.

Jeta e njeriut, shtoi ai ka çmim të lartë dhe kjo duhet të respektohet, ndërsa të gjithë ne duhet të investojmë në respektin e ndërsjellë edhe si njerëz, ndrësa gjithashtu edhe si komunitete të ndryshme etnike dhe fetare

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *