Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski sërish nuk përfillën ministrat shqiptarë

Gruevski sërish nuk përfillën ministrat shqiptarë

25 mars-Në këtë agjendë zyrtare qeveritare sërish nuk është ftuar asnjë nga ministrat shqiptarë, apo edhe drejtori i Agjencisë për tërheqjen e investimeve të huaja, Visar Fida.

Një delegacion i lartë qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski nesër do të udhëtojë për vizitë dyditore në Katar.

Delegacioni i lartë qeveritar përbëhet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavrevski, ministri pa resor për investime të huaja Bill Pavlevski, drejtori i Drejtorisë për zonat zhvillimore teknologjike – industriale Viktor Mizo.

Në këtë agjendë zyrtare qeveritare sërish nuk është ftuar asnjë nga ministrat shqiptarë, apo edhe drejtori i Agjencisë për tërheqjen e investimeve të huaja, Visar Fida.

Delegacioni i udhëhequr nga kryeministri Gruevski do të takohet me emirin e Katarit, Sheik Hamad bin Kalifa al Tani, kryeministrin Sheik Hamad bin Xhasmin bin Xhabor Al Tani. Delegacioni do të zhvillojë takime me biznese të emirateve si dhe do të jetë pjesë e forumeve të biznesit që do të mbahen në kryeqytetin Doha. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *