Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Teza idioteske se Qeveria qëndron pas incidenteve

Gruevski: Teza idioteske se Qeveria qëndron pas incidenteve

11 mars-Kam dëgjuar se po qarkullojnë teza të tilla, sidomos në disa rrjete sociale. Dua të them se jam i habitur nga këto mendime personale. Mendoj se deri tani nuk kam dëgjuar një tezë të tillë tejet idioteskte, se gjoja Qeveria ka angazhuar rrahës nga komunitetet maqedonase dhe shqiptare, për tu rrahur për të mos u pranuar në NATO”, theksoi sot kryeministri Gruevski

Kryeministri Nikolla Gruevski ka hedhur poshtë tezën e plasuar nga opozita se Qeveria qëndron pas incidenteve midis të rinjve gjatë ditëve të kaluara.

“Kam dëgjuar se po qarkullojnë teza të tilla, sidomos në disa rrjete sociale. Dua të them se jam i habitur nga këto mendime personale. Mendoj se deri tani nuk kam dëgjuar një tezë të tillë tejet idioteskte, se gjoja Qeveria ka angazhuar rrahës nga komunitetet maqedonase dhe shqiptare, për tu rrahur për të mos u pranuar në NATO”, theksoi sot kryeministri Gruevski, duke nënvizuar se MPB do të shkojë deri në fund për të zbardhur incidentet dhe për të sanksionuar pjesëmarrësit.

Sipas tij, për tezat e tilla ata që i lansojnë duhet ta kenë të qartë se në atë mënyrë që po ndodhë Maqedonia nuk do të pranohet në NATO, por edhe do të mund të përjashtohet plotësisht.

Ai ka theksuar se Qeveria dhe ai personalisht asnjëherë nuk është marrë me lojëra të tilla që i konsideron të fëlliqura. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *