Home / Sport / Guardiola: Bielsa, trajneri më i mirë në botë

Guardiola: Bielsa, trajneri më i mirë në botë

Pep Guardiola ka vlerësuar Marcelo Bielsan si “trajneri më i mirë në planet” dhe mendon se ecuria e ekipit të Atletik Bilbao në kampionat dhe sidomos në Europa League, është një “dhuratë” për të gjithë futbolldashësit.

Skuadra e drejtuar nga tekniku argjentinas tregoi një futboll spektakolar duke dominuar të dy ndeshjet kundër Mançester Junajtid dhe është kualifikuar me meritë mes 8 ekipeve më të mira në Europa League, ndërsa synon të fitojë një vend në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm nëpërmjet kampionatit spanjoll.

“Bielsa është aktualisht trajneri më i mirë në planet. Ne jemi me fat që e kemi në kampionatin spanjoll në mënyrë që të mësojmë prej tij. Kualifikimi i Atletik Bilbaos në çerekfinalet e Europa League është një dhuratë për lojën e futbollit”.

“E pranoj që po pres me padurim të konkurroj kundër tij në atë që do të jetë një finale fantastike e Kupës së Mbretit”, ishin elozhet e Guardiolës për teknikun argjentinas.

Më pas, ai ka komentuar edhe fjalët e Lionel Mesit, i cili e kishte quajtur njeriun më të rëndësishëm te Barcelona.

“Më duhet ta pranoj se ndjehem pak i turpëruar me lojtarët të cilët vazhdojnë të më shtyjnë drejt një rinovimi të kontratës. Mesi tha se jam më i rëndësishëm se ai te Barça? Mos e harroni që njerëzit vijnë në stadium për të parë Mesin e jo Pep Guardiolën”, ishte batuta e tij.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *