Home / Sport / Guardiola: Mesi është si Majkëll Xhordan

Guardiola: Mesi është si Majkëll Xhordan

Pep Guardiola nuk ka ngurruar të krahasojë Lionel Mesin me legjendën e basketbollit, Majkëll Xhordan pasi futbollisti argjentinas u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit katalanas.

“Pleshti” shënoi tre gola në suksesin 5-3 ndaj Granadas duke kaluar me dy gola rekordin e mëparshëm prej 232 golash që mbahej nga legjendari Sezar.
I pyetur pas ndeshjes nëse 24 vjeçari mund të krahasohej që tani me Xhordan, Guardiola nuk ngurroi të përgjigjej pozitivisht. “Ndoshta po. Ka patur shumë pak si këto atletë në histori që kanë dominuar në këtë mënyrë sportin e tyre”.
“Mesi është më i miri dhe e tregon këtë çdo tre ditë. Më vjen keq për të gjithë të tjerët por ky djalë është diçka ndryshe”.
“Më vjen keq për të gjithë ata që konkurrojnë për fronin e Mesit. E kanë të pamundur, ky djalë është më i miri!”.
Tre golat e Mesit ndaj Granadas çojnë në 54 numrin e golave të shënuar nga argjentinasi në 45 ndeshjet e luajtura në këtë sezon në të gjitha turnetë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *