Home / Sport / Guardiola: Nuk do të shohim më lojtar si Mesi

Guardiola: Nuk do të shohim më lojtar si Mesi

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, parashikon se ai nuk do të shohë më një futbollist të kalibrit të Lionel Mesit, pas ndeshjes ku ky i fundit shënoi 5 gola për të gjunjëzuar Bajer Leverkusenin me rezultatin 7-1 në Ligën e Kampioneve.

Talenti argjentinas dhuroi spektakël duke shënuar në mënyra të ndryshme, por goli i tij i parë dhe ai i tretë ishin kryevepra pasi kaloi me lehtësi topin mbi portierin kundërshtar Leno, fillimisht me të majtën e pastaj më të djathtën.

“As unë dhe as ju nuk do të shihni më një lojtar të tillë në jetën tuaj”, tha Guardiola në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Ne dëshmuam një nga netët speciale të Mesit sonte, është një dhuratë për ne dhe gjithmonë do të mburrem duke thënë se e kam stërvitur unë”.

“E vetmja kredo që mund të marr është se e vendos gjithmonë në formacionin titullar dhe ne sigurohemi që topi të përfundojë në këmbët e tij. Pas kësaj, detyra jonë ka përfunduar. Froni i futbollit botëror i përket atij dhe vetëm ai mund të vendosë kur të heqë dorë”, tha Guardiola që ka mbetur i mahnitur me aftësitë e futbollistit.

Mesi tashmë ka shënuar 12 gola në 7 ndeshje në Ligën e Kampioneve, duke barazuar rekordin që mbahej nga Rud van Nistelroi, ndërsa ka shënuar në total 49 gola në këtë turne, ndonëse është vetëm 24 vjeç.

Edhe numri i golave për Barcelonën në total ka arritur shifra të frikshme, pasi ai ka shënuar 228 gola me këtë skuadër, vetëm 7 më pak se legjenda Sezar Rodriguez që mban rekordin e katalanasve në 17 sezonet që ka luajtur me ta.

“Do të organizojmë një festë të veçantë kur të arrijë rekordin e Sezar. E meriton dhe gjithë “Kamp Nou” duhet të festojë me të”, ishin fjalët e Guardiolës.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *