Home / Lajme / Maqedoni / Haxhirexha kryetar i DR-së

Haxhirexha kryetar i DR-së

11 mars-Ai bëri thirrje për unifikimin e faktorit politik shqiptar, veçanarisht atij opozitar, por edhe atij në Qeveri, që sipas tij, duhet të vetëdijësohemi se me qeverisje të këtillë sakrifikojmë ardhmërinë evroatlantike.

Kastriot Haxhirexha u zgjodh sot kryetar i ri i Demokracisë së Re (DR) në Kongresin partiak të kësaj partie që u mbajt në Shkup.

Delegatët e kësaj partie zgjodhën edhe 45 anëtarë të Këshillit Qendror si dhe kryesinë e re partiake. Nënkryetar të DR-së u zgjodhën Abedin Zymberi dhe Kushtrim Murtishi.

Në postin e sekretarit të përgjithshëm u zgjodh Fatmir Etemi, ndërsa Sevdar Mamuti u zgjodh sekretar organizativ i kësaj partie. DR ka zgjedhur edhe Këshillin drejtues të përbërë nga 17 anëtarë.

Në kongresin e mbajtur ka qenë i pranishëm edhe ish-kryetari i kësaj partie, Imer Selmani, ndërsa ka munguar një pjesë e anëtarëve.

“Duam të sqarojmë të tgjithë ata anëtarë dhe simpatizant të DR që janë të hutuar nga informatatat dhe dezinformatat e liferuara për jolegjitimitet dhe se pretendimet se një pjesë e ish-udhëehqësisë së DR nuk janë të ftuar apo nuk janë të përfshirë në kongres, nuk janë aspak të vërteta. Situata aktuale politike në vend është nga më të rëndat në historinë e këtij vendi. Shqiptarët si kur më parë nuk kanë qenë të rrezikuar siç janë sot dhe kjo si pasojë e kursit politik që ndjek Qeveria e Maqedonisë, kurs që ka për qëllim ngritjen e rejtingut të saj përmes nënshtrimit të shqiptarëve”, theksoi kryetari i sapozgjedhur Kastriot Haxhirexha.

Sipas tij, kjo qeverisje me projektet e saj si Shkupi 2014 dhe projekte tjera, jo vetëm që varfëruan këtë vend, por u bënë nxitje e urrejtjes dhe konflikteve ndëretnike.

“Ngjarjet e fundit në Shkup ku në mënyrë më barbare rrihen nxënësit shqiptarë, nuk është akt kriminal , por edhe akt politik ,që është një sinjal për të ardhmen e Maqedonisë. Pakënaqësia dhe revolta e qytetarëve po rritet nga dita në ditë dhe ajo ka marrë trajtën e një vale, e cila do ti jap fund çdo përpjekje të kujtdo për manipulime, diskriminim si dhe qëllimeve për të larguar ardhërminë e qytetarëve të këtij vendi nga rruga drejt BE dhe NATO”, theksoi Haxhirexha.

Ai bëri thirrje për unifikimin e faktorit politik shqiptar, veçanarisht atij opozitar, por edhe atij në Qeveri, që sipas tij, duhet të vetëdijësohemi se me qeverisje të këtillë sakrifikojmë ardhmërinë evroatlantike.

“DR nuk ka asnjë formulë magjike apo recetë se si mund të dilet nga kjo situatë, në të cilën këtë vend e ka zhytur politika e papërgjegjshme. Por DR ka guximin për të parë realitetin në sy, ka dëshirën dhe vullnetin për të ndryshuar këtë gjendje të mjerueshme në të cilën ndodhen shqiptarët. Ne besojmë se kemi rrugën e duhur me zgjidhje të drejta dhe që na takojnë neve shqiptarëve në Maqedoni, për të përmirësuar këtë gjendje të bazuar në frymëzimet dhe energjinë tonë pozitive dhe prosperuese shqiptare”, theksoi në fund të fjalimit të tij Kastriot Haxhirexha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *