Home / Sport / Hemilton, pole-position në Melburn

Hemilton, pole-position në Melburn

Piloti britanik ka dhuruar kohën më të mirë gjatë provave zyrtare, duke lënë pas shokun e skuadrës, Xhenson Baton, duke konfirmuar se MekLaren do të jetë forcë kryesore në luftën për titull këtë sezon.

Luis Hemilton ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme luftën për titullin kampion duke renditur MekLarenin e tij në vendin e parë në vijën e nisjes së garës hapëse të sezonit të Formula 1 në Australi. Piloti britanik ka dhuruar kohën më të mirë gjatë provave zyrtare, duke lënë pas shokun e skuadrës, Xhenson Baton, duke konfirmuar se MekLaren do të jetë forcë kryesore në luftën për titull këtë sezon.

Vendi i tretë i ka shkuar surprizës së provave, Romein Grosjean me makinën Lotus, një rezultat i papritur edhe për këtë skuadër, ndërsa Mikael Shumaker me Mercedes ka arritur të marrë vendin e katërt në vijën e nisjes.

Skuadra Red Bull, e cila shihet si favorite edhe këtë sezon, ka arritur të zaptojë vetëm vijën e tretë të nisjes, ku Mark Ueber, ka arritur më në fund të mposhtë shokun e tij të skuadrës, kampionin e botës në fuqi, Sebastian Vetel, duke i rrëmbyer vendin e pestë.

Një fillim shumë të keq të sezonit kanë bërë makinat Ferrari, të cilat kanë konfirmuar problemet e pritshme para kësaj gare të parë. Fernando Alonso është renditur vetëm në vendin e 12-të pasi ka dalë nga pista gjatë turnit të dytë të kualifikimeve. Më keq ka dalë Felipe Masa, i cili ka zhvilluar xhiro të plota por nuk arrinte të shfaqej konkurrues dhe do të niset nga vendi i 16-të në garë.

Një rezultat i keq ka qenë edhe për ish-kampionin e botës, Kimi Raikonen, i cili do të niset vetëm i 17-ti pasi gaboi kohën e daljes në pistë dhe nuk pati mundësinë të bënte xhiron e shpejtë.

Renditja e provave zyrtare
1. Luis Hemilton (MekLaren-Mercedes)
2. Xhenson Baton (MekLaren-Mercedes)
3. Romein Grosjean (Lotus-Reno)
4. Mihael Shumaker (Mercedes)
5. Mark Veber (Red Bull-Reno)
6. Sebastian Vetel (Red Bull-Reno)
7. Niko Rosberg (Mercedes)
8. Pastor Maldonado (Uilliams-Reno)
9. Niko Hulkenberg (Force India-Mercedes)
10. Daniel Riçiardo (Toro Roso-Ferrari)
11. Zhan-Erik Vernje (Toro Roso-Ferrari)
12. Fernando Alonso (Ferrari)
13. Kamui Kobajashi (Sauber-Ferrari)
14. Bruno Sena (Uilliams-Reno)
15. Pol di Resta (Force India-Mercedes)
16. Felipe Masa (Ferrari)
17. Kimi Raikonen (Lotus-Reno)
18. Haiki Kovalainen (Katerham-Reno)
19. Vitali Petrov (Katerham-Reno)
20. Timo Glok (Marusia-Kosuorth)
21. Çarls Pik (Marusia-Kosuorth)
22. Serxho Perez (Sauber-Ferrari)
23. Pedro de la Rosa (HRT-Kosuorth)
24. Narain Kartikeian (HRT-Kosuorth)

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *