Home / Lajme / Maqedoni / Hulumtim: Pabarazia gjinore akoma e pranishme në Maqedoni

Hulumtim: Pabarazia gjinore akoma e pranishme në Maqedoni

7 mars-Analizat e bëra kanë treguar se sektori privat është shumë i pavolitshëm për gratë në RM, pasi që të dhënat tregojnë se 38.8 për qind e grave të punësuara punojnë në sektorin publik në krahasim me 26.1 për qind të burrave të punësuar. Të dhënat tregojnë se sektori publik përveç se është punëdhënës më i madh i grave, është edhe më i dëshiruar.

Në Republikën e Maqedonisë akoma ka pabarazi, zakonisht në dëm të grave, ekziston disproporcion midis barazisë së garantuar me ligj dhe barazisë reale midis gruas dhe burrit, tregon hulumtimi i “Reaktor hulumtimit në aksion” dhe Fondit evropian për Ballkanin.

Rezultatet tregojnë se më pak se një e katërta e punëdhënësve në Maqedoni janë gra, vetëm një e katërta e të punësuarve që marrin pagë mbi 40.000 denarë janë gra, ndërsa prej 85 pozitave të kryetarëve të komunave në Maqedoni, nuk ka asnjë grua kryetare komune.

Pikënisje për hulumtimin, në të cilin janë shfrytëzuar të dhënat e Entit shtetëror për statistikë, ka qenë shkalla e madhe e joaktivitetit ekonomik të grave në Maqedoni, gjegjësisht të dhënat statistikore se mbi 50 për qind e grave të afta për punë në Maqedoni as nuk përpiqen të gjejnë punë.

Hulumtimi ka treguar se numri më i madh i grave të papuna dëshirojnë të punojnë. Vetëm 25 për qind e të anketuarave të cilat nuk janë aktive në tregun e punës, janë shprehur se nuk janë aktive me zgjedhjen e tyre. Vetëm 10.5 për qind e numrit të përgjithshëm të të anketuarve nuk do të punonin nëse do të kishin mundësi, në krahasim me 7.2 për qind të burrave që paraqet dallim jo të konsiderueshëm statistikor.

Analizat e anketës së zbatuar kanë treguar se edhe pse qëndrimet për rolet gjinore me shkallë të papunësisë, gjegjësisht personat me qëndrime më tradicionale kryesisht janë më jo aktive në tregun e punës, nëse nuk bëhet analizë e plotë dhe nëse merren parasysh më shumë variabla demografike, qëndrimet e humbasin rëndësinë mbi statusin e tregut të punës. Kjo do të thotë se qëndrimet nuk janë vendimmarrëse për pozitën e të anketuarve në tregun e punës.

Shkalla e aktivitetit në tregun e punës, ka treguar hulumtimi, varet nga arsimi, mosha dhe gjinia, me çka dëshmohet diskriminimi i më të rinjve, të grave dhe të personave më pak të arsimuar në tregun e punës.

Analizat e bëra kanë treguar se sektori privat është shumë i pavolitshëm për gratë në RM, pasi që të dhënat tregojnë se 38.8 për qind e grave të punësuara punojnë në sektorin publik në krahasim me 26.1 për qind të burrave të punësuar. Të dhënat tregojnë se sektori publik përveç se është punëdhënës më i madh i grave, është edhe më i dëshiruar.

Edhe pse pjesa më e madhe e të anketuarve nuk kanë stereotipa për gratë, megjithatë, rreth një e treta e popullsisë vlerëson se gratë janë më të paafta për biznes, jo mjaft të interesuara për të ndërtuar karrierë dhe jo shumë ambicioze. Stereotipizimi i grave si më të paaftë, më të painteresuar dhe më pak ambicioz më karakteristike është për burrat sesa për gratë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *