Home / Lajme / Maqedoni / I shkruajnë BE-së

I shkruajnë BE-së

10 mars-“Të ndërmerrni masa urgjente dhe të ndalni këtë qeveri e cila bën çmos që situata fragjile të shpërthen në çdo moment, t’ia tërhiqni vërejtjen kryeministrit Gruevski se me këtë politikë ai është duke e shkatërruar ardhmërinë e FYROM-it, duke bërë çmos duke ndërsyer konflikt ndërnacional, të inicioni ndryshimin e kushtetutës së FYROM-it e cila është gjeneratori kryesor i të gjitha problemeve që ka aktualisht në FYROM”, thekson BSHM.

Bashkësia e Shqiptarëve të Maqedonisë në Zvicër i ka dërguar një letër Komisionit Evropian lidhur me përkeqësimin e situatës dhe incidenteve të fundit në Maqedoni.

BSHM ka radhitur disa nga problemet e fundit në vend si në planin e krizës ekonomike, rrezikimit të marrëdhënieve ndëretnike, fyerjet dhe parullat raciste antishqiptare, vrasjen e dy të rinjve shqiptarë si dhe së fundi rrahjen e nxënësve shqiptarë nga ana e maskave maqedonase.

BSHM ka parashtruar disa kërkesa pranë KE pasi që si[ thuhet në Maqedoni po mbretëron një ankth i cili bën njerëzit të jenë të kujdesshëm dhe të frikësuar.

“Të ndërmerrni masa urgjente dhe të ndalni këtë qeveri e cila bën çmos që situata fragjile të shpërthen në çdo moment, t’ia tërhiqni vërejtjen kryeministrit Gruevski se me këtë politikë ai është duke e shkatërruar ardhmërinë e FYROM-it, duke bërë çmos duke ndërsyer konflikt ndërnacional, të inicioni ndryshimin e kushtetutës së FYROM-it e cila është gjeneratori kryesor i të gjitha problemeve që ka aktualisht në FYROM”, thekson BSHM.

Kjo shoqatë e vlerëson si të pavlefshme edhe Marrëveshjen e Ohrit, një dokument i parealizuar dhe me afate të skaduara.

“Ne e dimë se kemi përfaqësuesit shqiptarë në qeveri, por as ato nuk janë duke e kryer obligimin e tyre për të cilin janë zgjedhur, nuk jemi të kënaqur me perfomanacat e tyre në postet ministrore dhe institucionet e shtetit. Ky përkeqësim i situatës aktuale në FYROM na detyron të organizohemi në vetëmbrojtje, nuk kemi tjetër alternativë nëse intervenimi juaj është i plogësht dhe pa rezultat konkret. Nuk mundet objektivat e FYROM-it të realizohen duke vrarë shqiptarët!”, thekson Bashkësia e Shqiptarëve të Maqedonisë – Zvicër.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *