Home / Sport / Ibishi përsëri konteston ‘kuvendin’

Ibishi përsëri konteston ‘kuvendin’

“Ne sipas rregullave kemi ftuar kuvend të jashtëzakonshëm i cili do të grumbullohet pas 15-të ditëve dhe në të njëjtin do të shohim se çka do të ndodhë. Vetëm kuvendi legjitim ka të drejtë të vendos për të ardhmen e klubit dhe ne do të presim i njëjti të sjellë vendim. Normal do të ndjekim gjithë prosedurat juridike për të qenë të pastërt në atë çka bëjmë”, thotë Ibishi.

Komentet e anëtarit të kuvendit Abdyladi Selimi përsëri i konteston Idriz Ibishi, i cili insiston në qëndrimin se kuvendi në fjalë është jo-legjitim dhe se së shpejti do të ketë sqarim të situatës. “Gjithë ajo që thuhet bie poshtë, pasi së pari duhet të shikohet legjitimiteti i kuvendit të lartëpërmendur. Nëse shikojmë pjesën juridike, vijmë në përfundim se ata nuk kanë legjitimitet. Bëhet fjalë për ish-kuvendarë të Klubit të Futbollit Shkëndija, të cilët si të tillë nuk mund të sjellin asnjë vendim për shkarkimin apo emrimin e dikujt”, thotë Ibishi, i cili shton. “Ne sipas rregullave kemi ftuar kuvend të jashtëzakonshëm i cili do të grumbullohet pas 15-të ditëve dhe në të njëjtin do të shohim se çka do të ndodhë. Vetëm kuvendi legjitim ka të drejtë të vendos për të ardhmen e klubit dhe ne do të presim i njëjti të sjellë vendim. Normal do të ndjekim gjithë prosedurat juridike për të qenë të pastërt në atë çka bëjmë”, thotë Ibishi. Mirëpo Shkëndija vazhdon të udhëhiqet nga Nuriman Shaqiri dhe sipas vendimeve që solli kuvendi i të premtes. Ibishi së bashku me Iljazin dhe Azizin mbesin jashta klubit dhe këto ditë nuk kanë qasje në zyrat e skuadrës. “Po për momentin gjërat janë ashtu, por presim që pas mbledhjes së jashtëzakonshme të kuvendit gjërat të ndryshojnë’, tha për fund Idriz Ibishi.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *