Home / Sport / Ibra shënon 3, Milan shtyp 4-0 Palermon

Ibra shënon 3, Milan shtyp 4-0 Palermon

Sulmuesi suedez i Milanit ka qenë protagonist absolut në ndeshjen e fituar 4-0 nga kuqezinjtë në fushën e Palermos, ndërsa ka mbajtur skuadrën në vendin e parë në renditjen e Serisë A.

Pushimi prej 3 ndeshjesh duket se i ka bërë mirë Zlatan Ibrahimoviç i cili është kthyer më vendimtar se kurrë dhe i uritur për gola. Sulmuesi suedez i Milanit ka qenë protagonist absolut në ndeshjen e fituar 4-0 nga kuqezinjtë në fushën e Palermos, ndërsa ka mbajtur skuadrën në vendin e parë në renditjen e Serisë A. Ibra ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 20-të kur Robinjo e nxjerr të vetëm para portierit kundërshtar, në një pozicion ku suedezi e ka të pamundur të gabojë.

Goli i dytë vjen pas një kundërsulmi të shpejtë të kuqezinjve, ndërsa topi përfundon përsëri në këmbët e Ibrahimoviç i cili me majën e këpucës gjuan dhe 2-0.

Goli i tretë, po nga sulmuesi suedez është një perlë, për mënyrën e ekzekutimit dhe gjenialitetin e Ibrahimoviç që sheh Vivianon jashtë kuadratit dhe e dërgon topin aty ku ky i fundit as nuk provon të arrijë.

Ndeshja duket e mbyllur që në pjesën e parë por vula vjen në pjesën e dytë të ndeshjes, kur Tiago Silva me kokë shënon golin e 4-0, që konfirmon edhe një herë formën që po kalojnë kuqezinjtë në kampionat.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *