Home / Sport / Ibrahimoviç: Ky është viti im më i mirë

Ibrahimoviç: Ky është viti im më i mirë

“Mendoj se ky është sezoni më i mirë në karrierën time dhe se forma që kam patur në kampionat ka qenë thuajse perfekte. Ndjehem mirë fizikisht dhe mendërisht, ndaj kam luajtur pjesën më të madhe të ndeshjeve deri tani. Ka mbetur edhe një muaj dhe lodhja është normale në këtë pikë, por un për vete ndjehem mirë”, tha Ibra pas takimit.

Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të jetë vendimtar për Milanin dhe dy golat e tij kundër Romës i dhanë suksesin kryesuesve të kampionatit italian, duke i dhënë mundësinë të shkëputen me tej nga Juventus.
Suedezi ishte në dyshim deri në minutat e fundit para ndeshjes për shkak të një dëmtimi të marrë përballë Juventus në Kupën e Italisë ku luajti vetëm një pjesë loje dhe pastaj u detyrua të zëvendësohej.
“Ka disa ditë që ndjej dhimbje në shpinë por adrenalina në fushë e bën që të harrohet. Fatmirësisht shkoi gjithçka si duhej. Mendoj se ky është sezoni më i mirë në karrierën time dhe se forma që kam patur në kampionat ka qenë thuajse perfekte. Ndjehem mirë fizikisht dhe mendërisht, ndaj kam luajtur pjesën më të madhe të ndeshjeve deri tani. Ka mbetur edhe një muaj dhe lodhja është normale në këtë pikë, por un për vete ndjehem mirë”, tha ai pas takimit.
Një nga problemet kryesore të Milanit në këtë sezon kanë qenë dëmtimet, ku listës së gjatë i është shtuar edhe Tiago Silva që do të mungojë për ndeshjen e mesjavës ndaj Barcelonës.
“Pa shokët e skuadrës asgjë nuk do të ishte mundur. Më vjen keq për Tiago Silvën, të shpresojmë që situata të jetë më e mirë sesa duket. Gjithë këto dëmtime nuk janë të mira, ka mbetur vetëm një muaj dhe na duhen të gjithë në fushë”.
“Të mërkurën do të jetë një ndeshje e madhe pasi Barcelona është klubi më i mirë në botë. Ata janë favoritë, por ne nuk kemi asgjë çfarë të humbasim, ata kanë!”, përfundoi Ibrahimoviç.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *