Home / Sport / Idrizi: ‘Do flasim me Mustafin’

Idrizi: ‘Do flasim me Mustafin’

“Planifikojmë të ulemi dhe të bisedojmë me Mustafin. Do shohim se si do të rrjedhin gjërat pasi të flasim, ndërsa paraprakisht nuk mund të them asgjë”, tha shkurt, Ibishi.

Shkëndija tani më një kohë është pa kapitenin Nebi Mustafi, i cili për shkak të disa mosmarëveshjeve dy ditë para udhëtimit të ekipit për në Antali, vendosi që të ndërpresë prezencën e tij në seancat stërvitore. Mustafi nuk ishte në Antali, ndërsa paralajmëronte se pret ftesë nga drejtuesit e klubit, që në interes të dyanshëm të lënë pas mosmarëveshjet. Mirëpo pasi kjo nuk ndodhi deri tani, Mustafi ka paralajmëruar se do të kërkojë dokumentacionin e tij, për të mundur i lirë të gjejë skuadër tjetër ku do të luante në periudhën që pason. Nënkryetari i Shkëndijës, Idris Ibishi nuk komenton ‘problemin’ me Mustafin, vetëm se shton se këto ditë do të ulen të bisedojnë me tani më ish-kapitenin e skuadrës. “Planifikojmë të ulemi dhe të bisedojmë me Mustafin. Do shohim se si do të rrjedhin gjërat pasi të flasim, ndërsa paraprakisht nuk mund të them asgjë”, tha shkurt, Ibishi. Në mungesë të Mustafit, dhe Useinit të lënduar, në ndeshjet kontrolluese shiriti i kapitenit i është dorëzuar Ersen Sali-t, ndërsa Izair Emini ishte zëvendës i tij.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *