Home / Lajme / Maqedoni / IHPSH: Rritet rejtingu i Ivanovit, qytetarët më shumë e vlerësojnë ndershmërinë

IHPSH: Rritet rejtingu i Ivanovit, qytetarët më shumë e vlerësojnë ndershmërinë

23 mars-Në pyetjen se cili nga takimet e presidentit Ivanov u ka lënë përshtypje më të madhe, më shumë është vlerësuar me Sheikun e Katarit- 31,2 për qind, vijon takimi me Obamën me 19,8 për qind, me Erdoganin – 16,7 për qind, me Medvedev 11,2 për qind, përderisa për takimin e presidentin serb Tadiq u deklaruan vetëm 9,3 për qind.

Shumica e qytetarëve konsiderojnë se presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në mënyrë të ndershme e kryen funksionin e vet, tregon anketa telefonike e zbatuar prej datës 16 e deri më 19 të këtij muaji, nga Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IHPSH).

Në anketë 71,8 për qind prej të anketuarve janë prononcuar se Ivanovi në mënyrë të ndershme po e kryen funksionin, 20,2 për qind janë përgjigjur negativisht dhe 8 për qind nuk kanë pasur përgjigje.

Mendim pozitiv kishin 54,7 për qind nga të anketuarit, 30,6 për qind negativisht, përderisa 14,6 për qind nuk kishin përgjigje.

Sipas statistikës në krahasim me të njëjtën pyetje në vitin 2009 mendim pozitiv kishin 45 për qind të qytetarëve, në vitin 2010 – 42 për qind, në vitin 2011 – 49 për qind, përderisa në këtë vit rejtingu është rritur në 55 për qind.

Në pyetjen se si e vlerësoni politikën dhe punën e presidentit në lidhje të çështjes për emrin, 62 për qind prej të anketuarve janë me qëndrim pozitiv, 31,4 për qind u deklaruan negativisht, përderisa 6,7 për qind nuk kishin përgjigje.

Në krahasim me politikën e jashtme, 59,1 për qind prej të anketuarve konsiderojnë se Ivanovi mirë e zbaton punën në këtë fushë, 32,9 për qind e vlerësojnë negativisht angazhimin e tij, ndërsa 7,9 për qind nuk kishin përgjigje.

Në pyetjen se cili nga takimet e presidentit Ivanov u ka lënë përshtypje më të madhe, më shumë është vlerësuar me Sheikun e Katarit- 31,2 për qind, vijon takimi me Obamën me 19,8 për qind, me Erdoganin – 16,7 për qind, me Medvedev 11,2 për qind, përderisa për takimin e presidentin serb Tadiq u deklaruan vetëm 9,3 për qind.

IHPSH, anketën telefonike e zbatoi me kërkesë të Kabinetit të presidentit të Republikës së Maqedonisë, si pjesë e masave të rregullta të qëndrimeve të qytetarëve në krahasim të besimit të tyre dhe perceptimeve për punën e shefit të shtetit të Maqedonisë.

Hulumtimi i mendimit publik është zbatuar sipas pyetësorit të standardizuar dhe në bazë të shembullit të stratifikuar, i cili është përfaqësues për popullatën në Republikën e Maqedonisë.

Në shembull janë përfshirë të gjitha specifikat relevante demografike të popullatës dhe janë përfshirë të anketuar nga të gjitha rajonet zgjedhore në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *