Home / Lajme / Maqedoni / Incidente të reja në Shkup dhe Tetovë

Incidente të reja në Shkup dhe Tetovë

10 mars-Një incident tjetër ka ndodhur në lagjen Shutkë kur katër persona kanë sulmuar fizikisht Musa.B, 20 vjeç. Ata pasi që e kanë rrahur fizikisht, kanë shtënë në ajër me armë zjarri, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

MPB ka bërë të ditur për disa incidente të tjera që kanë ndodhur mbrëmë në Shkup, por edhe një incident në Tetovë.

Në incidentin e parë një grup prej katër personave kanë rrahur tre fëmijë mbrëmë rreth orës 19.00 në afërsi të Parkut të Qytetit në Shkup.

Sipas informacioneve të para, sulmuesit kanë përdorur shufra hekuri ndaj të miturve. Dy nga fëmijët kanë marrë plagë të rënda, njëri prej të cilëve është shtruar në spitalin kirurgjik në Shkup.

Një incident tjetër ka ndodhur në lagjen Shutkë kur katër persona kanë sulmuar fizikisht Musa.B, 20 vjeç. Ata pasi që e kanë rrahur fizikisht, kanë shtënë në ajër me armë zjarri, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Incidenti i tretë është regjistruar pas mesnate, kur policia ka bllokuar rrugën “Cvetan Dimov” në Çair, pasi disa të rinj shqiptarë janë ndaluar me dyshimin se kanë sulmuar me gurë autobusin e linjës 57.

Mediat maqedonase për incidentin e parë kanë raportuar se të sulmuar janë fëmijë maqedonas që ishin sulmuar nga shqiptarë. Ndërsa në rastin e incidentit të dytë bëhet fjalë për pjesëtarë të komunitetit shqiptar duke përfshirë edhe viktimën e sulmuar.

Policia e Tetovës ka informuar mbrëmë se rreth orës 22.00 janë sulmuar dy vajza të reja 15 vjeçare, me ç`rast siç thuhet njëra prej tyre ka marrë lëndime trupore. Mediat maqedonase raportuan mbrëmë se dy vajzat maqedonas janë sulmuar nga ana e pesë personave, për të cilët mediat lokale kanë theksuar se janë shqiptarë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *