Home / Lajme / Maqedoni / Incidentet etnike- fajësohet politika

Incidentet etnike- fajësohet politika

10 mars-Ndërkohë që numri një i policisë në Tetovë, Shefik Bajrami qetëson situatën duke thënë se në Tetovë dhe në pjesën që mbulon SPB-ja ka masa të shtuara të policisë dhe se gjendja e sigurisë sipas tij është nën kontroll dhe stabile.

Incidentet e fundit me motive etnike në Gostivar, Shkup dhe Tetovë, kanë përshkallëzuar situatën e sigurisë në vend. Vrasjet dhe rrahjet e shqiptarëve kohëve të fundit kanë bërë që qytetarët të mos ndjehen të sigurt ndërsa në Shkup janë shtuar kontrollet e policisë nëpër shumë vende. Qytetarët e Tetovës thonë se burimi i këtyre incidenteve është tek politika qeveritare e Shkupit e cila ka ngritur tensionet në Maqedoni duke druajtur për dalje të situatës nga kontrolli.
Ndërkohë që policia e Tetovës ka shtuar masat e sigurisë në qytet dhe në pikat ku mund të ketë problem eventuale. Vetë fakti që policia ka qenë shumë afër incidentit të mbrëmshëm flet se janë locuar disa vende kritike ku ka patrullime më të shpeshta të policisë, pohojnë për televizionin Koha burime policore. Ndërkohë që numri një i policisë në Tetovë, Shefik Bajrami qetëson situatën duke thënë se në Tetovë dhe në pjesën që mbulon SPB-ja ka masa të shtuara të policisë dhe se gjendja e sigurisë sipas tij është nën kontroll dhe stabile.
Burime policore i kanë thënë Televizionit Koha se kryerës të incidenteve janë persona të njohur dhe bëhet fjalë për raste të izoluara, të cilët punojnë dhe i fryejnë zjarrit. Raste të këtillë apo incidente te vogla ka pasur edhe në të kaluarën por gishtin për ndezjen e gjakrave kohëve të fundit të gjithë e drejtojnë kah politika.

(më gjërësisht në lajmet e Tv Kohës)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *