Home / Sport / Inter shkarkon Ranierin

Inter shkarkon Ranierin

Përfundon para kohe aventura e Klaudio Ranierit në pankinën e Inter. Pas humbjes së radhës, asaj 2-0 kundër Juventusit, presidenti Masimo Morati ka vendosur që të ndryshojë përsëri drejtimin teknik të ekipit.

Largimi i Ranierit është bërë me ndërprerje konsensuale të kontratës dhe në vendin e tij është emëruar Andrea Stramaçioni, trajneri i ekipit të të rinjve të Interit, i cili pak ditë më parë fitoi turneun “Next Generation Series”, Ligën e Kapioneve për këtë grupmoshë.

“Presidenti Masimo Morati dhe e gjithë FC Inter falënderojnë me sinqeritet Klaudio Ranierin dhe të gjithë stafin e tij për profesionalizmin dhe për përkushtimin gjatë këtyre muajve në drejtimin e skuadrës. FC Inter gjithashtu komunikon se i ka besuar ekipin trajnerit Andrea Stramaçioni, tekniku i të rinjve që ka fituar edicionin e parë të “Next Generation Series”. Trajneri do të fillojë punën që nesër”, shkruhet në komunikatën e bërë publike nga klubi zikaltër.

Vendimi ka ardhur pas shumë orësh dyshime, ku fillimisht Morati kishte konfirmuar para gazetarëve qëndrimin e Ranierit deri në fundin e sezoni dhe kishte hedhur poshtë hipotezën e afrimit të Stramaçionit për 9 ndeshjet e fundit të kampionatit.

Por pas një mbledhje me drejtorin sportiv, Piero Ausilio dhe drejtorin teknik, Marko Branka, është vendosur për largimin e trajnerit i cili nuk kishte çfarë t’i jepte më skuadrës zikaltër.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *