Home / Lajme / Maqedoni / Kapen hajnat e arit në Sllatinë

Kapen hajnat e arit në Sllatinë

7 mars-Policia ka ndaluar dhjetëra të rinjë të këtij fshati dhe pas bisedave me ata ka ngirtur dyshime për 5 persona për gjashtë vjedhje. Bëhet fjalë për E.Sh (18), A.E (20), B.I (19), E.B (20), B.M (23), katër të parët janë nga Sllatina. Në pjesën e dytë të muajit shkurt, ata në mënyrë të ndryshme kanë hyrë në objekte dhe kanë marrë arë, cigare, televizorë, para, veshje, dhe të njejtat i kanë shitur tek njerëz tjerë.

Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, ka zbardhur një sërë vjedhjesh të rënda që muajin e kaluar janë kryer në fshatin Sllatinë të komunës së Tearcës, në mesin e të cilëve edhe vjedhja e rëndë e arit në shtëpinë e (Hamit.H) vlera e të cilit arriti 40 mijë euro.
Policia ka ndaluar dhjetëra të rinjë të këtij fshati dhe pas bisedave me ata ka ngirtur dyshime për 5 persona për gjashtë vjedhje. Bëhet fjalë për E.Sh (18), A.E (20), B.I (19), E.B (20), B.M (23), katër të parët janë nga Sllatina. Në pjesën e dytë të muajit shkurt, ata në mënyrë të ndryshme kanë hyrë në objekte dhe kanë marrë arë, cigare, televizorë, para, veshje, dhe të njejtat i kanë shitur tek njerëz tjerë. Një pjesë e arit të vjedhur dhe sendeve tjera janë gjetur dhe do ju kthehen pronarëve, ndërsa ndaj 5 të dyshuarve pas zbardhjes së plotë të rastit do të inicohen padi adekuate. Ndryshe, dyshohet se vetëm gjatë muajit shkurt në këtë fshat janë kryer më shumë se 10 vjedhje në shtëpi dhe lokale afariste. Një pjesë e madhe e vjedhjeve nuk janë denoncuar në polici.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *