Home / Sport / Kapitullon Leverkusen, Barcelona 7 gola, Messi shënon pesë herë

Kapitullon Leverkusen, Barcelona 7 gola, Messi shënon pesë herë

I pa mundur të përshkruhet me fjalë të thjeshta mund të konsiderohet kualifikimi i Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi Blaugranët me një fitore super të lartë prej 7-1 ka arritur ta s’kualifikojë Bayer Leverkusenin nga gara më prestigjioze evropiane.shte kjo një ndeshje stërvitore për Barcelonën, ku shkëlqeu një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Lionel Messi, i cili u ka bërë të ditur të gjithëve se po kthehet në formën më të mirë me pesë golat e shënuar, që përbën rekord për numrin e golave të shënuara nga një lojtar në këtë garë,

Barcelona ka vulosur një kapitullim të shëmtuar të Bayern Leverkusen. Ndeshja është mbyllur shtatë me 1 ndërsa ka spikatur fuqishëm Lionel Messi me pesë gola. Në minutën e 12 erdhi një karton i verdhë për Rolfes e në minutën e 25 është Messi që shënon golin e parë. 23 minuta më pas vjen goli i dytë nga Messi dhe në minutën e fundit të pjesës së parë ndëshkohet me të verdhë Castro. Në nisje të pjesës së dytë shënon sërish Messi golin e tretë dhe pas gjashtë minutash shënon Tello golin e katër. Në minutën e 58 vjen goli i pestë për Barcelonën i shënuar nga Messi. Tello merr stafetën duke shënuar në minutën e 62 golin e gjashtë dhe sërish Messi në minutën e 84 gjen rrjetën për golin e shtatë për Barcelonën dhe të pestin për vete. Në minutën e fundit Bayern Leverkusen shënon golin e nderit me Bellarabi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *