Home / Sport / Kazorla lë Realin me gisht në gojë

Kazorla lë Realin me gisht në gojë

Në një ndeshje të dominuar tërësisht nga madrilenët, goli i miqve ka ardhur në sekondat e fundit të ndeshjes, atëherë kur të gjithë mendonin se skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjo po merrte një tjetër fitore.

Real Madrid ka marrë një goditje të papritur në takimin kundër Malagas, të përfunduar në barazim 1-1. Në një ndeshje të dominuar tërësisht nga madrilenët, goli i miqve ka ardhur në sekondat e fundit të ndeshjes, atëherë kur të gjithë mendonin se skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjo po merrte një tjetër fitore.

Reali e ka filluar ndeshjen duke sulmuar ndaj një skuadre e cila po lufton për të fituar një vend në Ligën e Kampioneve, por që në fushë nuk është dukur si e tillë. Për shumë minuta me radhë janë madrilenët që imponojnë ritmin e tyre dhe pas disa tentativash gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Benzema, i kthyer mes titullarëve pasi ka lënë plotësisht pas dëmtimin që mbajti jashtë për disa javë.

Madrilenët vazhdojnë të krijojnë raste të shumta për të shënuar, falë edhe formës së mirë të Kaka e Ozil, të cilët depërtojnë shumë herë në zonën kundërshtare. Reali duket se po shkon i qetë drejt një fitoreje, por Malaga godet pikërisht atëherë kur nuk mendohej, në minutat shtesë të ndeshjes.

Kazorla fiton një goditje dënimi dhe është po ai që e transformon atë saktësisht duke mposhtur Kazijas për të marrë një barazim të papritur që bën të heshtë stadiumin “Santiago Bernabeu”, me përjashtim të 200 tifozëve të Malagës që festuan si të ishte një fitore.

Falë këtij rezultati, diferenca në kreun e renditjes së kampionatit nga Barcelona ndjekëse tashmë është 8 pikë, që gjithsesi janë shumë por që lëkundin disi pozitat e madrilenëve kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje për t’u luajtur.

Rezultatet
Levante-Vijareal 1-0
Majorka-Atletiko Madrid 2-1
Atletiko Bilbao-Valencia 0-3
Real Madrid-Malaga 1-1

Renditja
Real Madrid 71, Barcelona 63, Valencia 47, Levante 41, Malaga 41, Osasuna 39, Rajo Vajekano 37, Atletik Bilbao 37, Atletiko Madrid 36, Espanjol 36, Getafe 35, Sevilja 33, Real Sociedad 33, Majorka 33, Granada 31, Real Betis 30, Vijareal 27, Racing Santander 24, Sporting Gijon 24, Saragoza 19.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *