Home / Lajme / Maqedoni / Kjo qeverisje ka sjellë dhunën

Kjo qeverisje ka sjellë dhunën

4 mars-“Kjo qeverisje e ka sjellë dhunën në dyert të mëdha. Kjo qeverisje ka sjellë pasigurinë e qytetarëve. Kjo qeverisje po mohon të drejtën dhe procedurat demokratike”, theksoi profesorja universitare Najçevska.

Ish-kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe eksperte për të drejtat e njeriut, Mirjana Najçveska theksoi se kjo qeverisje ka sjellë dhunën.

Ajo këtë vlerësim e ka dhënë duke komentuar ngjarjet e fundit të lidhura me tensionet ndëretnike dhe vrasjen në Gostivar.

“Kjo qeverisje e ka sjellë dhunën në dyert të mëdha. Kjo qeverisje ka sjellë pasigurinë e qytetarëve. Kjo qeverisje po mohon të drejtën dhe procedurat demokratike”, theksoi profesorja universitare Najçevska.

Ajo ka shtuar se qytetarët kanë dy opsione të zgjedhjes, ose të përkrahin këtë situatë të imponuar ose të kundërtën. “Ne duhet të vendosim. Na pëlqen kjo që na ka imponuar ky pushtet ose jo. Ne vetë do të jemi përgjegjës nëse edhe më tutje do të luajmë sipas muzikës të këtij pushteti. Në rast se do të lëshojmë llavën e nacionalizmit dhe verbërisë etnike, atëherë të gjithë do të jemi të mbuluar nga ajo, pa dallim nga përkatësia etnike”, ka theksuar Najçevska.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *