Home / Sport / Kliçko, KO i 50-të në karrierë ndaj Mormek

Kliçko, KO i 50-të në karrierë ndaj Mormek

Vladimir Kliçko vazhdon të jetë kampioni i pathyer i peshave të rënda në boks. Ukrainasi 35 vjeçar ka mbrojtur lehtësisht titujt e tij IBF, IBO, WBO dhe WBA duke mundur me KO 39 vjeçarin francez Zhan-Mark Mormek.

Ndonëse ky i fundit arriti të vinte në vështirësi Kliçkon në raundin e parë, më pas ai nuk mundi të përballonte goditjet e rënda të ukrainasit. Në minutë ne parë të raundit të katërt, një kombinim e majtë-e djathtë mjaftoi për të shtrirë në tapet francezin dhe për t’i dhënë Kliçkos “së vogël” fitoren e 50-të me KO në 57 ndeshje të fituara në karrierë.

Ndërkohë, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, nuk ka patur zënka si ajo e një muaji më parë në Mynih, por vëllezërit Kliçko kanë lënë të kuptohet se në të ardhmen janë gati të organizojnë një ndeshje ndaj Devid Hej, një prej protagonistëve të asaj zënke. Ky i fundit ka dalë në ”pension”, por ka deklaruar se kthehet vetëm nëse vihet përballë një prej vëllezërve Kliçko.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *