Home / Sport / Koment: Forca e shqiptarëve të bashkuar

Koment: Forca e shqiptarëve të bashkuar

Shqiptarët të martën mund të krenohen se arritën suksesin më të madh në histori, pasi bënë të ndryshojë një vendim në dëm të shqiptarëve jo vetëm Federatën e Futbollit të Maqedonisë, por edhe një shtet të tërë, duke ditur mirë se kush qëndron pas Vardarit

“Bashkimi bën fuqinë” thotë një fjalë e vjetër popullore dhe duket se ka plotësisht të drejtë. Megjithëse kjo thënie është vërtetuar si e skatë shumë herë në të kaluarën, të martën shembull më të freskët sollën puntorët sportiv shqiptar këtu në Maqedoni. Pala shqiptare të martën mund të krenohet se arriti suksesin më të madh në histori, pasi bëri të ndryshojë një vendim në dëm të shqiptarëve jo vetëm Federatën e Futbollit të Maqedonisë, por edhe një shtet të tërë, duke ditur mirë se kush qëndron pas Vardarit. Federata e Futbollit të Maqedonisë, me rekomandim të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës solli vendim që për shkaqe sigurie skuadrat tetovare ndeshjet e tyre të javës së 20-të dhe 21-të t’i zhvillojnë në ndonjë qytet alternativë. Shkëndija edhe pse e pakënqur, megjithatë tentoi të caktojë fushë tjetër, por kësaj rradhe dashakeqët shkuan aq larg sa që tentuan të ‘fusin hundët’ dhe t’ia japin vetes të drejtën që ekipit kampion në fuqi t’i përzihen drejtëpërsëdrejti në vendosjen se ku duhet të luaj si vendase, dhe pasi i’a refuzuan Shkupin, Gostivarin, Kërcovën dhe Strugën, ndoshta pretendonin që Shkëndija duhej të pranojë të luajë në Strumicë, Prilep apo Shtip. Mirëpo të martën ndodhi ajo që më së paku e pritnin këta ‘dasha-keq’, pasi me një koordinim të mirëfilltë, shqiptarët u ulën në mënyrë eksprese në një tyrezë ku të gjithë skuadrat në mënyrë unainme u vunë në mbështetje të ekipit ‘kuqezi’. Në botë për shtete me etnicitet të përzier si Maqedonia, për skuadrat e kombësisë së njëjtë në vokabularin sportiv përdoret shprehja ‘skuadrat vëllezërore’, mirëpo duhe të gjithë ta dijnë se të martën Renova u shëndrua në ‘vëlla binjak’ të Shkëndijës, duke qëndruar e bindur që mos të zhvillojë ndeshjen e saj të javës së 20-të, edhe pse luante si mysafire me Rabotnickin dhe ndoshta e kishte shumë lehtë të luajë dhe më pas deri të dielën të kërkonte alternativë për të ardhmen. Por jo… Dejtuesit e Renovës ishin të parët që vulosën dhe firmosën dokumentin e bojkotiti që do t’i dërgohej FFM-së dhe MPB-së, duke vendosur veten në funksion të Shkëndijës dhe si që thash më lart, duke u bërë si vëlla binak. Storja nuk përfundoi këtu, pasi ‘bineqët’ e Ligës së Parë (Shkëndija dhe Renova), fituan edhe vëllezër më të vegjël por me fjalë burri, pasi iniciativës së bojkojtit i’u bashkuan skuadrat e Ligës së Dytë, Drita, Gostivari, Rufeja-M, Vëllazërimi dhe Korabi. E vëllezër të nderuar kështu bëjnë shqiptarët e vërtetë dhe ky bashkim është thjesht i pa rezistueshëm për askënd, e as për FFM-në dhe SPB-në e Tetovës, që u detyruan më vonë të tërheqin vendimin e tyre paraprak që në moment të parë pretendonin të ishte definitiv. Në këtë drejtim pos qëndrimit të prerë dhe të përbashkët të skuadrave shqiptare, meritë të madhe ka nënkryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, i cili megjithse i zënë maksimalisht me angazhime familjare (rast vdekje në familje), megjithatë gjeti kohë t’i bashkohet mbledhjes së dytë të skuadrave shqiptare dhe më pas me insistim të madh dhe presionin e ushtruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës, arriti të nxjerë ‘vizën’ që ndeshja Shkëndija-Vardari të luhet aty ku duhet, në stadiumin e qytetit në Tetovë. Kjo arritje është për tu përshëndetur dhe ndoshta një hap i madh për t’i lënë problemet në të kaluarën dhe për të bërë që në të ardhmen të bashkuar të arrijmë të drejtat tona. Ai takim i së martës ishte kënaqësi për tu parë dhe vërtet koha rekorde e efektit është për tu admiruar. D.m.th. pala tjetër brenda ditës kutpoi se shqiptarët ishin të bashkuar dhe kishin qëndrim të prerë ‘O luajmë në Tetovë, o s’luajm aspak’, dhe normal se u detyrua të pranojë këtë kërkesë, e vetëdijshmë se tërheqja e Shkëndijës dhe Renovës nga garat e mëtejshme do t’i sillte probleme të mëdha futbollit në vend. Prandaj përsëris se ky bashkim kishte efekt të madh, por na mundësoi të gjithëve të kuptojmë se cila është mënyrë për lufuar palën tjetër. Dua të përgëzoj të gjithë të pranishmit në këtë ‘tubim burash’, dhe t’i quaj si shembulli më i mirë i mundshëm i të gjithë gjeneratave. Drejtuesit e klubeve shqiptare u dhanë një shembull ndoshta edhe politikanëve se si duhet të kërkohet ‘hisja’ në këtë shtet dhe si arrihet deri te suksesi. Të bashkuar vëllezër, vetëm të bashkuar dhe në asnjë mënyrë tjetër. Kështu duhet edhe në të ardhmen, nëse duam që asnjëherë mos të jemi të shkelur. Shkëndija dhe Renova në të ardhmen normal që do mbeten rival në teren dhe do të luajnë për të mundur njëra-tjetrën, por jashtë duhet të mbeten përgjithmonë ‘vëllezër’, që s’do guxojë tu dalë kush përpara. Dua vetëm të shtoj edhe atë se tani duhet të gjithë të qëndrojnë të bashkuar dhe të kujdesshëm para, gjatë dhe pas zhvillimit të takimit Shkëndija-Vardari. S’do mend që pala tjetër do të tentojë në të gjitha mënyrat të provokojë për të na detyruar të gabojmë dhe më pas dihen ndëshkimet për Shkëndijën. Për këtë qëllim edhe secili ka të drejtën e të sjellurit të tij, megjithatë kisha propozuar që të ejntenVardari të injorohet në përgjithsi, tifozët të orientohen vetëm në mbështetjen e Shkëndijës dhe qoftë edhe nëse ekipi humb ndeshjen në fund mos të ndalin këngën-për skuadrën kampione, për të na dhënë edhe neve mediumeve në këtë mënyrë material të mjaftueshëm ku do të mbronim të drejtat tona. Për t’u shkruar ka shumë, mirëpo besoj se me kaq u tha mjaftë për këtë të arritur, do ta quaj të madhe të shqiptarëve të bashkuar, të cilët një ditë para 11-të vjetorit të nisjes së konfliktit të armatosur në Maqedoni, përmes sportit bënë me dije se kanë kapacitet që punët t’i zgjidhin edhe pa armë dhe në mënyrë të civilizuar, mu ashtu si e kërkon kultura dhe tradita shqiptare.

Faton Zylbehari

P.S. Teksti është shkuruar para se të mërkurën FFM të anulojë përsëri takimin Shkëndija-Vardari.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *