Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Tetovës ndau 57 vendime pune për profesorë dhe arsmitarë

Komuna e Tetovës ndau 57 vendime pune për profesorë dhe arsmitarë

6 mars-“Ndjehem i kënaqur që kemi zgjedhur problemin e punësimit për 131 arsimtarë dhe profesorë. Jemi të sigurt se vendimet e punës do të jenë një motivim shtesë për të punuar me përkushtim për arsimimin sa më cilësor të gjeneratave të reja”, tha udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike, Iljaz Halimi gjatë ndarjes solemne të 57 vendime për punë.

Komuna e Tetovës, të martën ka ndarë edhe 57 vendime tjera për punë, për profesorë dhe arsmitarë të shkollave të mesme dhe fillore. Ky është cikli i dytë i ndarjes së vendmimeve për punë, ndërkohë që më parë janë ndarë edhe 74 vendime tjera.

“Ndjehem i kënaqur që kemi zgjedhur problemin e punësimit për 131 arsimtarë dhe profesorë. Jemi të sigurt se vendimet e punës do të jenë një motivim shtesë për të punuar me përkushtim për arsimimin sa më cilësor të gjeneratave të reja”, tha udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike, Iljaz Halimi gjatë ndarjes solemne të 57 vendime për punë.

Sipas tij, përmirësimi i kushteve dhe investimet tjera kapitale në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës mbeten prioritet kryesor për të ardhmen. Mbetemi të përcaktuar, tha ai, që zhvillimit të arsimit në komunën tonë t’ia përkshtojmë të gjitha energjitë, sepse një arsimim cilësor nënkupton progres për qytetin tonë.

Në solemnitetin e ndarjes së vendimeve kanë marrë pjesë edhe shefi i kabinetit të kryetarit të komunës, Alajdin Hasani, sekretari i komunës, Rametulla Kuçi si dhe anëtarët e komisionit nga Ministria e Arsimit.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *