Home / Sport / Korabi do tregojë cilësi

Korabi do tregojë cilësi

“Korabi me trajnerin Nexhipi në pankinë dhe me disa përforcime si Emir Shabani, Xhevat Shaqiri, disa futbollistë të rrinjë të Shkëndijës dhe disa të tjerë, ka formuar një grup cilësor që pritet të sjellë rezultate pozitive në pranverë. Atmosfera në ekip është pozitive dhe ambiciet e drejtuesve janë sigurimi i mbijetesës së Ligën e Dytë. Besoj se Korabi në prnaverë do të ketë një fytyrë të re dhe se do të dallohet me paraqitje cilësore”, deklaron futbollisti i ri i Korabit, Betim Aliu.

Dy ditë para startit të stinorit pranveror në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë, nga tabori i Korabit të Dibrës shprehen me tone optimiste për vazhdimin e kampionatit. Dibranët në vjeshtë nuk ishin në nivelin e pritur dhe dimëruan në pozitën e 14-të, me 13-të pikë të tubuara, kur skuadra nga 15-të ndeshje të zhvilluara fitoi katër takime, luajti një herë baraz, ndërsa pësoi 10-të disfata. Situata jo e mirë në renditje detyroi drejtuesit e klubit të angazhojnë disa përforcime serioze, ndërsa me angazhimin e trajnerit të njohur Mensur Nexhipit, përfundimisht shpalosën ambiciet e fuqishme për mbijetesë. Futbollisti i fundit që i’u bashkua Korabit është shkupjani Betim Aliu, i cili shprehet optimist për paraqitjet pranverore të ekipit Dibran. “Unë tani më një kohë jam këtu në Dibër dhe në pranverë do të luaj për Korabin. Pas largimit nga Teteksi kisha prova të passuksesshme në Kroaci, ndërsa kur u ktheva afati kalimtar kishte përfunduar dhe duhej të gjeja një zgjidhje. Për t’iu bashkuar Korabit mes tjerve më meritor është trajneri Mensur Nexhipi, i cili insistoi shumë dhe arriti të më bindë. Nuk mundesha të refuzoj njeriun i cili së bashku me Nexhat Shabanin para disa viteve si 16-të vjecar më kycën në ekipin e parë të Slloga Jugomagnatit dhe ishin më meritorët për ecurinë time si futbollist”, sqaron Aliu arsyet që e cuan në Dibër, teksa kthehet të flasë për pritjet me ekipin e tij të ri. “Korabi me trajnerin Nexhipi në pankinë dhe me disa përforcime si Emir Shabani, Xhevat Shaqiri, disa futbollistë të rrinjë të Shkëndijës dhe disa të tjerë, ka formuar një grup cilësor që pritet të sjellë rezultate pozitive në pranverë. Atmosfera në ekip është cilësore dhe ambiciet e drejtuesve janë sigurimi i mbijetesës së Ligën e Dytë”, tregon ish-futbollisti i Teteksi, Shkëndijës, Slloga Jugomagnatit dhe FC Kupsit në Finlandë e Besës së Kavajës së Shqipërisë. Skuadra Dibrane si gjithë ekipet tjera në vend në këtë dimër është ballafaquar me problemet atmosferike dhe të rreshurat e mëdha të borës që kishin mbuluar terenet. Mirëpo trajneri Nexhipi gjithsesi ka arritur të nxjerë maksimumin nga futbollistët e tij, duke pretenduar që të gatshëm të presin fillimin e kampionatit. Skuadra mes seancave të rregullta stërvitore, ka zhvilluar tre ndeshje kontrolluese në të cilat ka treguar lojë të mirë. Korabi luajti baraz 1:1 me Dritën e Bogovinës, humbi 0:1 nga skuadra e Ligës së Parë, Ohrid 2004, ndërsa luajti 2:2 me skuadrën kapione të Kosovës, KF Hysi-n. “Mendoj se kemi lënë pas përgatitje cilësore dhe ndeshje kontrolluese shumë kualitative. Me Dritën në pjesën e parë luajti formacioni bazë dhe avansonim 1:0, ndërsa në fund ndeshja u mbyll 1:1. Kundër Ohrit në një paraqitje cilësore u mundëm 1:0, ndërsa paraqitje shumë cilësore treguam kundër Hysit, me të cilët barazuam 2:2. Në ndeshje të këtilla kuptohet që rezultati është në plan të dytë, mirëpo ne jemi të kënaqur që asnjëri prej kundërshtarëve nuk arriti të dominojë përballë neve”, tha Aliu. Korabi të shtunën në ndeshjen e parë të stionrit pranveror do të përballet me ish-anëtarin e Ligës së Parë, Pelisterin, një prej kandidatëve për tu rrikthyer në elitë. “Pelisteri është skuadër cilësore dhe vjen për të fituar, mirëpo ne mendojmë vetëm për tre pikë. Duam fitore në ndeshjen e parë, për t’i dhënë vetes një impuls pozitiv për vazhdimin e kampionatit. Ftoj ‘Sokolat’ të jenë në numër të madh dhe së bashku të provojmë të arrijmë fitore kundër Pelisterit”, tha në fund Betim Aliu. Ndeshja ndërmjet Korabit dhe Pelisterit zhvillohet të shtunën në stadiumin e qytetit në Dibër, me fillim në orën 14:00.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *