Home / Lajme / Maqedoni / KPCSH: Politika fajtore për incidentet ndëretnike

KPCSH: Politika fajtore për incidentet ndëretnike

16 mars-Ndërkohë, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Capës, i cili përmes një komunikate me shkrim denoncon gazetën maqedonase, e cila sipas tij ka degraduar dhe shtrembëruar deklaratat e tij lidhur me incidentet e dhunshme të cilat ndodhën në disa qytete në Maqedoni si dhe protestën e organizuar në Tiranë.

Nacionalistët nga Shqipëria e dënuan djegien e flamurit maqedonas’, kështu shkruan gazeta maqedonase Dnevnik duke cituar deklaratën e Tauland Capës, Kryetar pranë Kuvendit të Patriotëve Civil Shqiptar.

Ndërkohë, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Capës, i cili përmes një komunikate me shkrim denoncon gazetën maqedonase, e cila sipas tij ka degraduar dhe shtrembëruar deklaratat e tij lidhur me incidentet e dhunshme të cilat ndodhën në disa qytete në Maqedoni si dhe protestën e organizuar në Tiranë.

“Tashmë ne e vërtetojmë se pas ngjarjeve të dhunshme të ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni, fshihet vetë politika maqedonase, pasi ajo ndërhynë edhe në deformimin, demaskimin dhe mashtrimin e deklaratave me qëllim përçarjen mes shqiptareve si dhe presioneve psikologjike të popullit shqiptar ndaj një lëvizje kombëtare shqiptare për të ngjallur më pas dyshime kundrejt saj”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Patriotëve Civil Shqiptar.

KPCSH i drejtohet gazetës mashtruese “Dnevnik” me 10 pika :

1. Ju keni bërë deformimin dhe degradimin e deklaratës tonë për ju.

2. Ju nuk keni shkruar asgjë në shkrimin tuaj nga ajo çfarë ne

deklaruam.

3. Ju keni shkruar të kundërtën e asaj që ne deklaruam.

4. Ne dënojmë djegien e flamurit shqiptar nga terroristet tuaj dhe jo

atë të djegies së flamurit maqedonas sepse terroristet tuaj e bënë me

parë.

5. Ne nuk ju kemi shkruar maqedonisht (bullgarisht) deklaratën por shqip

dhe anglisht.

6. Ne do t’ju denoncojmë ju për mashtrimin publik dhe deformimin e

deklaratës tonë.

7. Ne kuptojmë që pas ngjarjeve anti shqiptare në Maqedoni fshihet vetë

politika maqedonase, pasi ajo ndërhyri dhe në mashtrimin dh deformimin e

deklaratës tonë.

8. Ne do t’ju kërkojmë aleatëve ndërkombëtar që këto politika të

zbardhen.

9. Ne jemi kundër diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni në trevat

tona atje.

10. Ne jemi vetëm për Ribashkim Territorial të Shqipërisë Etnike !

Kuvendi i Patriotëve Civil Shqiptar në Shqipëri më 13 Mars organizoi protestës para ambasadës maqedonase në Tiranë, me ç’rast i dënoi aktet e dhunshme ndaj disa të rinjve shqiptar nga huligan maqedonas.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *