Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti u takua me ambasadorin e Kroacisë në Maqedoni, Zlatko Kramariç

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti u takua me ambasadorin e Kroacisë në Maqedoni, Zlatko Kramariç

30 mars-Ahmeti theksoi se Bashkimi Evropian është ideal dhe qëllim dhe ky ideal nuk përmbushet dot pa u integruar që të gjitha vendet e kontinentit të vjetër në familjën e përbashkët. Ai gjithashtu shprehu kënaqësinë për avancimin e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe nisjen e dialogut substancial për kapitujt 23 dhe 24 me Brukselin, gjë që paraqet një zhvillim shumë pozitiv për vendin tonë.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot realizoi takim me ambasadorin e Kroacisë në Maqedoni, i cili u përqëndrua në zhvillimet politike në vend dhe në rajon.

Ambasadori Kramariç gjatë takimit e theksoi mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kroacisë për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE. Ai shprehu interesim edhe për incidentet, marrëdhëniet e partnerëve të koalicionit, marrëveshjen e Ohrit, si dhe marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve.

Kryetari i BDI-së Ahmeti theksoi se NATO-ja mbetet prioriteti kyç për vendin dhe që çështja e emrit dhe e anëtarësimit të vendit në NATO duhet të trajtohen si dy çështje të ndara. Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO garanton paqen, stabilitetin dhe sigurinë, si dhe mundëson zhvillim ekonomik të vendit, por edhe të rajonit. Andaj, Kroacia, si anëtare e NATO-s, mund të ndihmojë në rrugëtimin e Maqedonisë drejt Brukselit.

Ahmeti theksoi se Bashkimi Evropian është ideal dhe qëllim dhe ky ideal nuk përmbushet dot pa u integruar që të gjitha vendet e kontinentit të vjetër në familjën e përbashkët. Ai gjithashtu shprehu kënaqësinë për avancimin e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe nisjen e dialogut substancial për kapitujt 23 dhe 24 me Brukselin, gjë që paraqet një zhvillim shumë pozitiv për vendin tonë.

Ambasadori kroat Kramariç theksoi rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit, duke e vlerësuar frymën e kësaj marrëveshjeje për ndërtimin e mirëbesimit midis dy komuniteteve shumicë në vend. Ai gjithashtu potencoi gatishmërinë e vendit të tij për bashkëpunim ekonomik me Maqedoninë.

Sa i përket incidenteve, Ahmeti e informoi ambasadorin kroat që institucionet e vendit i kanë ndërmarrë të gjitha masat për të zbardhur incidentet e kaluara dhe për të parandaluar incidente të tilla në të ardhmën. Ndërsa marrëdhëniet midis partnerëve të koalicionit, lideri i BDI-së i cilësoi si normale dhe në bazë të partneritetit qeverisës

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *