Home / Sport / ‘Kuqezinjtë’ humbin vendin e parë nga Sinalko

‘Kuqezinjtë’ humbin vendin e parë nga Sinalko

“Nuk e di se cka ndodhi, nuk kam ndonjë sqarim për këtë humbje. Nisëm mirë, avansuam 1:0, ndërsa ishim në epërsi edhe në setin e dytë. Më pas ndodhi dicka e cuditshme, një rënie e panevojshme dhe kundërshtari na mori përpara. Nodhi ajo që s’duhej të ndodhë, mirëpo ja që sporti është i këtillë dhe gjëra të këtilla janë evidente. Më vjen keq që dëshpruam tifozët tanë që na mbështetën gjatë gjithë kohës, ndërsa edhe më shumë ndjej keqardhje që humbëm vendin e parë. Duket se ndryshimet e shumta në formacion e bëjnë të veten, mirëpo ne nuk duhet të ndalemi këtu. Duhet të vazhdojmë me paraqitje të mira dhe deri në fund të shpresojmë në mbrojtjen e titujve në kampionat dhe Kupë”, deklaroi volejbollisti më me përvojë i Shkëndijës, Pëllumb Vela.

Klubi i volejbollit Shkëndija duket se po humb hapin me rezultatet, pasi të shtunën u mund në Tetovë me rezultatin 1:3 nga Sinalko, duke humbur në këtë mënyrë edhe pozitën e parë në rendijten tabelarë të kampionatit elitar. Prej fillimit të sezonit pranveror, kjo ishte humbja e dytë e Shkëndijës në teren të vet, pasi pas Rabotnickit që javë më parë shënoi fitore ndaj kampionëve në fuqi, tani vjen disfata e dytë në kampionat dhe e dyta në teren vendas. Duket se përfundimisht ndryshimet e shumta në formacion e bëjnë të veten dhe volejbollistët e anazhuar si përforcime të paktën për momentin nuk do të mund të zëvendësojnë ata që u larguan. Shkëndija e hapi mirë takimin dhe me dominim të vazhdueshëm mbante kontroll në lojë dhe rezultat. Në këtë fazë të lojës ‘kuqezinjtë’ kishin lojë të shkëlqyeshme, ndërsa Basarkovski dhe Abazi ishin të pandalshëm për ekipin mysafir. Shkëndija mbylli setin e parë pranë rezultatit 25:16, duke avansuar 1:0. Fillimi i setit të dytë përsëri u takoi vendasve dhe për një moment u duk se Shkëndija është në rrugë të mirë për të marë një fitore të sigurtë dhe bindëse përballë rivalit për titullin e kampionit Sinalkos. Mirëpo një rrënie e pasqarueshme e volejbollistëve të Shkëndijës solli ndryshim të situatës në parket dhe Sinalko këtë e shfrytëzoi në maksimum. ‘Kuqezinjtë’ tentuan të rrikthehen, mirëpo Sinalko mbylli setin me rezultat 25:21, duke barazuar shifrat në 1:1. Tani epërsia psiqike ishte në anën e miqve, ndërsa vendasit të përkrahur nga publiku i pranishëm në palestër, assesi të arrinin të shkëputen në rezultat. Kjo bëri që volejbollistët e Sinalkos të fitojnë në vetëbesim dhe me lojë të qetë mbanin epërsinë, duke avansuar me 2:1 në sete, pranë rezultatit 25:19. Të vetëdijshëm se humbën një pikë nga kjo përballje edhe në rast të fitores eventuale, volejbollistët e Shkëndijës vazhduan të luajnë nën presion psiqik, ndërsa Basarkoskit dhe Abazit që shkëlqyen në setin e parë, tani më nuk u shkonte asgjë për dore dhe Shkëndija humbte pikët në kontuinitet. Pasi në fillim të setit të katërt miqtë avansuan me 8-të pikë diferencë, në vazhdim luanin qetë , pikë për pikë, duke mbyllur ndeshjen me fitore 3:1, pas rezultatit 25:16 në setin e katërt. Përvec se fituan, volejbollistët e Sinalkos në takimin e drejtëpërdrejtë me Shkëndijën rrëmbyen vendin e parë në renditje, dhe tani me 32 pikë janë lider të tabelës, ndërsa ‘kuqezinjtë’ me dy pikë më pak janë të dytët. “Nuk e di se cka ndodhi, nuk kam ndonjë sqarim për këtë humbje. Nisëm mirë, avansuam 1:0, ndërsa ishim në epërsi edhe në setin e dytë. Më pas ndodhi dicka e cuditshme, një rënie e panevojshme dhe kundërshtari na mori përpara. Nodhi ajo që s’duhej të ndodhë, mirëpo ja që sporti është i këtillë dhe gjëra të këtilla janë evidente. Më vjen keq që dëshpruam tifozët tanë që na mbështetën gjatë gjithë kohës, ndërsa edhe më shumë ndjej keqardhje që humbëm vendin e parë. Duket se ndryshimet e shumta në formacion e bëjnë të veten, mirëpo ne nuk duhet të ndalemi këtu. Duhet të vazhdojmë me paraqitje të mira dhe deri në fund të shpresojmë në mbrojtjen e titujve në kampionat dhe Kupë”, deklaroi volejbollisti më me përvojë i Shkëndijës, Pëllumb Vela. Në ndeshjet tjera Liria ka marë fitore të rëndëishme 3:2 në teren të Kumanovës, Borec Brako mundi 3:2 Vardarin, ndërsa me të njëjtin rezultat Mavisi mposhti Sushevën.

Rezultatet:
Shkëndija-Sinalko 1:3,
Kumanova-Liria 2:3,
Borec Brako-Vardari 3:2,
Mavisi-Susheva 3:2,
Rabotnicki-Strumica 0:3.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *