Home / Sport / Kuvendi zgjedh Ibishin për kryetar

Kuvendi zgjedh Ibishin për kryetar

Vazhdojnë paqartësitë në KF Shkëndija, pasi të martën në mbrëmje në Tetovë është mbajtur kuvendi i jashtëzakonshëm i kësa skuadre. Kuvendarët kanë shkarkuar nga posti i presidentit Nuriman Shaqirin, ndërsa në vend të tij emërohet Idriz Ibishi, i cili deri kohë më parë kishte rolin e nën-kryetari të skuadrës tetovare. Ibishi paralajmëron se Brenda disa ditëve do marë drejtimin e skuadrës, ndërsa nga ana tjetër Nuriman Shaqiri vlerëson se Kuvendi në fjalë është jo-legjitim.

S’ka qetësi te Shkëndija e Tetovës. Duket se te kjo skuadër edhe disa ditë do të ketë trazira, pasi të martën në mbrëmje u zhvillua Kuvendi i Jashtëzakonshëm i skuadrës tetovare në të cilin nga posti i presidentit është shkarkuar Nuriman Shaqiri, ndërsa me vendim unanim të kuvendarëve për kryetar të ri u zgjodh Idris Ibishi. Thirja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm u bë në bazë të nenit të 36 të statutit të KF Shkëndija, ndërsa me kërkesë të 12-të, prej gjithsej 29 anëtarëve të Kuvendit. Kuvendin duhej ta thërasë tani më kryetar i shkakruar Nuriman Shaqiri, mirëpo pasi ai nuk bëri një gjë të tillë, kuvendarët u detyruan të marrin një hap të këtillë. Përveç presidentit të ri, të martën janë zgjdhur edhe organet tjera udhëheqëse të skuadrës tetovare. Nën-kryetar i klubit është zgjedhur Blerim Sejdiu, ndërsa anëtar të këshillit drejtues u zgjodhën Jusuf Iljazi, Bekim Azizi, Blerim Sejdiu dhe Bujar Rexhepi. Këshilli mbikqyrës i Shkëndijës në të ardhmen do të përbëhet nga Argjend Besimi, Ferat Kadriu dhe Agron Nuhiu. “Së pari dua të falemenderoj kuvendarët për votë-besimin e dhënë, falemenderoj edhe mediumet për prezencën e tyre. Dua të siguroj të gjithë tifozët e Shkëndijës ku do që janë, se do të jap maksimumin që Shkëndija të ketë rezultate pozitive. Porosis të gjithë se Shkëndija është në duar të sigurta. Gjithë kontributin që kemi dhënë deri tash dhe që do të vazhdojmë ta japim edhe në të ardhmen e bëjmë për të mirën e klubit tonë. Sonte fitoi Shkëndija dhe gjithë tifozët e Shkëndijës”, u shpreh Idris Ibishi, menjëherë pas përfundimit të Kuvendit, në të cilin në mënyrë unanime u emëru për kryetar të ri të Shkëndijës. Problemet në KF Shkëndija lindën kohë më parë kur u konstatua se egzistojnë dy kuvende paralele të kësaj skuadre. Për këtë qëllim (ish)-presidenti i Shkëndijës Nuriman Shaqiri, grumbulloi Kuvendin e klubit, në të cilin shkarkoi nga detyra nënkryetarin e at’hershëm Idris Ibishin dhe anëtarët e kryesisë Bekim Azizin dhe Jusuf Iljazin. Këta të fundit menjëherë hodhën poshtë këtë kuvend sipas tyre jo-legjitim, duke paralajmëruar se në përputhmëri me ligjin dhe statutin e klubit do të thërasin mbledhje të jashtëzakonshme të kuvendit legjitim, nënshkrues i të cilit është vetë Nuriman Shaqiri dhe i cili njihet në Regjistrin Qendror. Ky kuvend u mblodh të martën, në të cilin pos shkarkimit të Shaqirit, u emëruan edhe organet tjera udhëheqëse të Shkëndijës. Vendimet e këtij Kuvendi do të dorëzohen në Regjistrin Qendror, pas çka pritet që kryesia e re të marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa paralajmërohet hyrja e një sponsori të fuqishëm nga jashtë. Mbetet që në ditët në vijim të shohim se cili nga këta kuvende do të pranohet si legjitim nga organet shtetërore, ndërsa më pas rrjedhimisht do të qartësohet situata në skuadrën kampione të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *