Home / Sport / KV Shkëndija vazhdon me fitore

KV Shkëndija vazhdon me fitore

“Realisht ishte paraqitje e lehtë për ne të cilën e kaluam me sukses. Mendoj se pas disfatës së papritur nga Rabotnicki ekipi ka rimarë veten dhe këtë po e dëshmojmë në parket, edhe pse duhet të pranojmë që në dy duelet e fundit përballë kishim kundërshtarë më të dobët. Gjithsesi kjo nuk zvogëlon meritën e fitoreve tona dhe ne jemi të kënaqur me këtë ecuri. Do tentojmë që edhe në vazhdim të përmirësohemi në kontuinitet dhe të tentojmë të përsërisim sukseset e sezonit të kaluar kur fituam kampionatin dhe Kupën e Maqedonisë”, deklaroi volejbollisti i Shkëndijës Besim Luma.

Klubi i Volejbollit Shkëndija vazhdon me fitore, duke lënë pas disfatën e befasueshme të javës së kaluar në teren vendas nga Rabotnicki. ‘Kuqezinjtë’ pasi në mesjavë mundën në transfertë Kumanovën, të shtunën në teren të vet ishin të pamëshirshëm përballë Mavisit, të cilët i mundën me rezultatin maksimal 3:0, madje duke i lënë miqtë në tre sete të fitojnë vetëm 35 pikë. Shkëndija njëjtë si në takimin me Kumanovën, edhe kundër Mavisit erdhi me një ndryshim në lojë. Trajneri Luma i detyruar nga mungesat vendos të bëjë një rokadë në ekip, me liberon Ristovskin që e luan në pranim dhe rrjetë, ndërsa si libero angazhohet Besim Luma. Në këtë drejtim përvoja e Ristovskit sjell ndihmë në skuadër, ndërsa kundër Mavisit Shkëndija luajti edhe pa Bidulin, i cili mungoi për shkak të angazhimeve me përfaqësuesen e shpresave të Shqipërisë. Shkëndija nisi ndeshjen furishëm, ndërsa formacioni i ri i Mavisit nuk po arrinte të gjejë kundërpërgjigje për lojën e ‘kuqezinjëve’. Kështu Shkëndija vazhdimisht shkelte kundërshtarin duke mbyllur setin e parë me rezultat 25:7. Seti i dytë ishte vazhdimësi i të parit, me atë që në fund Mavisi fitoi dy pikë më shumë, deri sa Shkëndija avansoi 2:0, duke marë setin me rezultatin 25:9. I vetëdijshëm se përballë kanë një kundërshtar më të dobët, trajneri Luma në setin e tretë u dha mundësi për të lujatur më shumë volejbollistëve të rrinjë, për të cilët përvoja në ndeshje të këtilla është e mirëseardhur. Në këtë periudhë miqtë deri diku arritën të jenë më të denjë në rezistencën e tyre, mirëpo Shkëndija gjithsesi fitoi setin pranë rezultatit 25:19, duke mbyllur ndeshjen e fitore maksimale 3:0, duke marrë triumfin e 11-të në 12-të takime të zhvilluara, pas së cilave edhe më tej mbajnë pozitën e parë në renditje. “Realisht ishte paraqitje e lehtë për ne të cilën e kaluam me sukses. Mendoj se pas disfatës së papritur nga Rabotnicki ekipi ka rimarë veten dhe këtë po e dëshmojmë në parket, edhe pse duhet të pranojmë që në dy duelet e fundit përballë kishim kundërshtarë më të dobët. Gjithsesi kjo nuk zvogëlon meritën e fitoreve tona dhe ne jemi të kënaqur me këtë ecuri. Do tentojmë që edhe në vazhdim të përmirësohemi në kontuinitet dhe të tentojmë të përsërisim sukseset e sezonit të kaluar kur fituam kampionatin dhe Kupën e Maqedonisë”, deklaroi volejbollisti i Shkëndijës Besim Luma, i cili duket se është përshtatur mirë në rolin e ri si libero që po e luan në dy takimet e fundit. Liria e Zherovjanit pas dy fitoreve paraprake, të shtunën u ndal nga Rabotnicki, duke u mundur me rezultatin 1:3. Skuadra nga Shkupi, në afat kohor prej vetëm 7-të ditëve, në të njëtën palestër arrin të marrë tjetër fitore identike, pasi një javë më parë befasoi Shkëndijën. Rabotnicki vazhdon të mbetet befasia më e madhe e stinorit pranveror dhe tani është njgitur në pozitën e 5-të, me një pikë më pak se Liria e vendit të katërt. Në ndeshjet tjera, Sinalko mundi 3:0 Vardarin, ndërsa Strumica deklasoi Borec Brakon me rezultatin maksimal 3:0. Pas 12-të javëve renditjen e udhëheq Shkëndija me 32 pikë, para Sinalkos me 31, ndërsa Strumica është e treta me 30-të pikë të tubuara. Liria me 21 pikë mban vendin e katërt.

Rezultatet:
Shkëndija-Mavisi 3:0 (25:7, 25:9, 25:19)
Liria-Rabotnicki 1:3 (20:25, 15:25, 25:22, 11:25)
Sinalko-Vardari 3:0 (25:16, 25:14, 25:14)
Strumica-Borec Brako 3:0 (25:10, 25:14, 25:18)

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *