Home / Sport / Laporta: Guardiola president, Ksavi trajner!

Laporta: Guardiola president, Ksavi trajner!

“Ibrahimoviç ishte një gabim, nuk hyri kurrë në sintoni me skuadrën. Kishte presion shumë të madh për ta marrë në skuadër, por futbolli është një lojë kolektive dhe Barça funksionon më shumë me kolektivitet. Nuk ishe në sintoni as me idenë tonë, më pak shpenzime, më shumë akademi. Presidenti i ardhshëm? Po të ishte në dorën time, Pep Guardiola! Trajner? Ksavi, një fenomen, një djalë i shkëlqyer! Milan-Barça? Sigurisht fitojmë ne”, deklaroi ish-presidenti i Barcelonës, Johan Laporta.

Johan Laporta, ndonëse është shkëputur nga roli drejtues te Barcelona, vazhdon të jetë një tifoz i zjarrtë i kësaj skuadre. Personi të cilit i atribuohet merita e ndërtimit hap pas hapi të këtij ekipi të pathyeshëm, tregon se si ndjek ndeshjet në tribunat përballë, aty ku ulej kur ishte fëmijë. “Tani kur bie shi, lagem si gjithë ts tjerët”, tregon ai me humor në një intervistë për “La Reppubblica”.

Sipas tij, ideja e ndërtimit të një skuadre kaq të madhe lindi nga Johan Krujf, simboli i futbollit të bukur. “Mesi është Krujf i kohëve kur isha fëmijë. Pastaj u kthye te ne si trajner me katër rregulla të tijat: mbajtje topi, maksimumi dy prekje, shpejtësi, trysni mbi kundërshtarin. Krujf thjesht na tregoi që ishte gjithçka që duhej për të fituar, mjaftonte ta bënim realitet. Për ta bërë këtë, mjaftonte të kënaqesh, ashtu siç u tha lojtarëve para se të hynin në fushë për finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Sampdorias. Tani e kemi kuptuar konceptin e tij. Edhe sot, kur sheh Mesin, duket sikur po luan në oborrin e shkollës”.

“Kështu lindi “La Masia”, akademia, një perlë. Djemtë në fushë sot, nga Mesi te Pujol, Valdes, Iniesta, Ksavi e Buskets, janë rritur bashkë që kur ishin 8 apo 10 vjeç, Guardiola është një prej tyre. Janë njerëz të mirë, që nuk shesin mend dhe kanë shoqëri të mirë. Janë një komunitet. Të gjithë të bashkuar për të mirën e përbashkët. Mesi ishte i madh, u bë më i miri kur mësoi të vihej në dispozicion të të tjerëve”, ka treguar Laporta.

Më pas, ish-presidenti i katalanasve nuk kursen elozhet për të preferuarin e tij, Pep Guardiolën, të cilin e zgjodhi personalisht në vitin 2008, ndonëse nuk kishte eksperiencë si trajner. “Nuk kisha frikë si do të reagonte. Ka patur privilegjin të mësojë futbollin nga Krujf e Rajkard, të ndjekë këshillat e tyre dhe të shohë më sytë e tyre. Guardiola ishte perfekt, kishte Barçën në zemër dhe Krujf në vena. Ai mishëronte historinë tonë: një djalë province i rritur në “La Masia”, punëtor i madh. Një ditë, Johan Krujf e futi në fushë dhe tha: “Nga sot luajnë Guardiola dhe10 të tjerë”. Me sa e njoh unë, nuk do të ndryshojë skuadër”.

“Ibrahimoviç ishte një gabim, nuk hyri kurrë në sintoni me skuadrën. Kishte presion shumë të madh për ta marrë në skuadër, por futbolli është një lojë kolektive dhe Barça funksionon më shumë me kolektivitet. Nuk ishe në sintoni as me idenë tonë, më pak shpenzime, më shumë akademi. Presidenti i ardhshëm? Po të ishte në dorën time, Pep Guardiola! Trajner? Ksavi, një fenomen, një djalë i shkëlqyer! Milan-Barça? Sigurisht fitojmë ne”, përfundoi Johan Laporta.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *