Home / Sport / Liga e Parë, java e 22-të, Metalurgu pret Shkëndijën

Liga e Parë, java e 22-të, Metalurgu pret Shkëndijën

“Ne kemi lënë pas dy paraqitje të dobëta me Vardarin dhe Teteksin dhe mendoj se u kemi mbetur shumë borxh tifozëve tanë, të cilët pikërisht në këta dy takime të fundit ishin të mrekullueshëm, ndërse ne nuk arritëm t’i gëzojmë me fitore. Unë, por edhe bashkëlojtarët e mi jemi të gatshëm të japim gjithçka nga vetja për të dalë nga sfida me Metalurgun me rezultat pozitiv. Besoj se kemi fuqi për një gjë të tillë, edhe përkundër faktit se përballë do kemi një kundërshtar shumë të fortë”, u shpreh mbrojtësi shkupjan i Shkëndijës, Sedat Berisha.

S’ka pushim për skuadrat elitare të futbollit vendor, të cilat për shkak të shtyrjes së startit të stinorit pranveror, ndërsa më vonë edhe për arsye të ndërprerjes që erdhi si rezultat i situatës së tensionuar në vend, tani do të jenë të detyruara të luajnë përvec vikendeve edhe në mesjavë. Kështu të mërkurën në program janë ndeshjet e xhiros së 22-të, e fundit në rrethin e dytë, pas cka pason rrethi i tretë dhe vendimtar i kampionatit. Në këtë javë spikat dueli i Metalurgut me Shkëndijën, të cilat mes veti do të kontestojnë pozitën e dytë në renditje. Për momentin Metalurgu është në vend të dytë, me tre pikë më shumë se Shkëndija, mirëpo ‘kuqezinjtë’ me fitore eventuale do të kalonin përmbi Metalurgun. Pos kësaj ky do të jetë duel ndërmjet dy ekipeve më të mira të sezonit të kaluar, me Shkëndijën që u shpall kampione e vendit, ndërsa Metalurgu u ndal në vend të dytë, ndërsa fitoi edhe Kupën e Maqedonisë. Rrjedhimisht këta dy skuadra u përballën në ndeshjen e Super Kupën e parë të organizuar nga FFM-ja, e cila i takoi ekipit tetovar. Pra më shumë motive për një super-duel as që mund të ketë, kështu që me të drejtë pritet ndeshje nxitëse. “Shkëndija është kampione në fuqi dhe ne respektojmë këtë fakt. Dijmë që kohëve të fundit përballen me disa probleme, mirëpo kjo nuk na bën të gënjehemi se do ta kemi të lehtë në këtë përballje. Bëhet fjalë për skuadër kualitative, e cila mund të rrikthehet në cdo moment dhe ne i respektojmë maksimalisht. Ne pas humbjes së fundit synojmë të rrikthehemi te fitorja. Pres ndeshje kualitative nga dy skuadra cilësore dhe në një paraqitje korrekte le të fitojë më i miri”, deklaroi tetovari i Metalurgut Agron Memedi, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Shkëndijëa. Në anën tjetë ‘kuqezinjtë’ pas humbjes nga Vardari dhe barazimit pa gola me Teteksin, tani besojnë se do të arrijnë të rikthehen në rrugën e fitoreve. “Ne kemi lënë pas dy paraqitje të dobëta me Vardarin dhe Teteksin dhe mendoj se u kemi mbetur shumë borxh tifozëve tanë, të cilët pikërisht në këta dy takime të fundit ishin të mrekullueshëm, ndërse ne nuk arritëm t’i gëzojmë me fitore. Më vjen keq shumë për këtë gjë dhe shpresoj se është momenti që t’ua kthejmë me rezultat të mirë në duelin me Metalurgun. Unë, por edhe bashkëlojtarët e mi jemi të gatshëm të japim gjithçka nga vetja për të dalë nga kjo sfidë me rezultat pozitiv. Besoj se kemi fuqi për një gjë të tillë, edhe përkundër faktit se përballë do kemi një kundërshtar shumë të fortë”, u shpreh mbrojtësi shkupjan i Shkëndijës, Sedat Berisha, i cili së bashku me portierin Jovanovskin, ishin të vetmit që pas ndeshjes me Teteksin u duartrokitën nga publiku, deri sa pjesa e mbetur e skuadrës u kritikua ashpër për paraqitjen e dobët. Gjëja e përbashkët e të dyja skuadrave është ajo se javën e shkuar të dyja u mundën me rezultatin 1:0 nga Vardari. Shkëndija në këtë sfidë do të vuajë mungesat e Eminit dhe Jusufit, ndërsa pritet që i gatshëm për lojë të jetë Sali, i cili për shkak të lëndimit lëshoi sfidën me Teteksin. Në ndeshjet tjera nxitje pritet të sjell derbi lokal i Tetovës, ndërmjet Teteksit dhe Renovës. Teteksi vjen me optimizëm, pasi arriti të ndalë në barazim pa gola Shkëndijën, ndërsa Renova pas dy dështimeve fillestare në pranverë, të shtunën deklasoi Napredokun, duke paralajmëruar se rrikthehet në formë. Napredoku përballë Ohrid 2004 kërkon rehabilitim nga debakli me Renovën, Rabotniçki pret Sileksin, 11 Oktomvri shpreson në fitore përballë Bregallnicës, ndërsa Vardari është mysafir i Horizontit në Turnovë të Strumicës.

Dyshet e javës së 22:
Metalurgu-Shkëndija,
Teteksi-Renova,
Napredoku-Ohrid 2004,
Rabotniçki-Sileksi,
11 Oktomvri-Bregallnica,
Horizont T.-Vardari.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *