Home / Sport / Liria mundet nga Feni Industri

Liria mundet nga Feni Industri

Skuadra e basketbollit Liria në një ndeshje fantastike ka pasuar disfatë me rezultatin 101:90 nga kampionët në fuqi Feni Industri, në ndeshjen e zhvilluar në Kavadar.

Në derbin e javës së 8-të të Super Ligës së basketbollit vendor, të dyja skuadrat dhuaruan lojë të mrekullueshme, me atë që Liria ishte më e mirë në pjesën e parë, ndërsa Feni në të dytën. Liria nisi takimin në mënyrë të mrekullueshme dhe fitoi çerekun e parë me rezultatin 33:23, ndërsa ishte më e mirë edhe në të dytin të cilin e mbylli me rezultatin 22:21, për epërsi prej 11-të pikëve në pauzën mes dy pjesëve pranë rezultatit 44:55. Mirëpo Feni e mbështetuar fuqishëm nga publiku vendas në vazhdim përmbysi lojën në favor të vetin dhe gradualisht ktheu rezultatin. Çereku i tretë i takoi Fenit me rezultat 26:17, ndërsa të fundit vendasit e morën pranë rezultatit 31:18, për prëmbysje të disavantazhit dhe fitore të tyre bindëse 101:90. Më efikas në taborin e Feni Industrit ishte Knezhveiq që realizoi dabëll-dabëll, me 27-të pikë dhe 13-të këricme. Në ekipin e Lirisë më i spikatur ishte Radinoviq që realizoi 27-të pikë dhe 10-të kërcime, ndërsa Tasovski dhe Avramovski shtuan ga 22, respektivisht 17-të pikë, që në fund u treguan të pamjaftueshme për rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Në ndeshjet tjera Rabotnicki me rezultatin 93:87 e mundi Torusin, duke arritur fitoren e parë në garat e Super Ligës. MZT Skopje kishte paraqitje të sigurtë dhe me rezultatin 72:57 shënoi fitore përballë Kumanovës. Pas 8-të xhirove të zhvilluara në Super Ligë, MZT Skopje dhe Feni Industri me nga 44 pikë ndajnë pozitën e parë dhe vazhdojnë luftën për pozitën më të mirë në renditje, para fillimit të play-offit. Liria pas disfatës nga Feni mbetet në vendin e tretë me 38-të pikë, aq sa ka edhe Torusi në pozitën e 4. Ndeshjet e xhiros së 9-të në Super Ligë zhvillohen të mërkurën, në të cilat Liria në Saraj do të përballet me MZT Skopjen, Torusi prêt Feni Industrin, ndërsa Kumanova është vendase e Rabotniçkit.

Rezultatet:
Feni Industri-Liria 101:90
Rabotniçki-Torusi 93:87,
MZT Skopje-Kumanova 72:57.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *