Home / Lajme / Maqedoni / Lokalet do të shiten për ujësjellësin, VMRO-DPMNE kundër

Lokalet do të shiten për ujësjellësin, VMRO-DPMNE kundër

31 mars- Nga shitja e lokaleve pritet që të përfitohen mjete në vlerë prej 400 mijë eurove. Durim Luma, koordinatori i këshilltarëve të PDSH-së theksoi se kjo masë e propozuar nga ana e kryetarit të komunës së Tetovës është jo popullore por është masë e cila duhet të ndërmeret për të mirën e qytetarëve.

Komuna e Tetovës do të shesë 5 lokale në pronësi të ndërmarrjes publike komunale Tetova-Tetovë ndërsa mjetet nga shitjae tyre do të destinohen për ndërtimin e ujësjellësit të Tetovës. Ky propozim I këshilltarit të PDSH-së Durim Luma, është përkrahur edhe nga këshilltarët e BDI-së dhe partive tjera të vogla, kurse kanë votuar kundër katër këshilltarët e VMRO-DPMNE-së. Nga shitja e lokaleve pritet që të përfitohen mjete në vlerë prej 400 mijë eurove. Durim Luma, koordinatori i këshilltarëve të PDSH-së theksoi se kjo masë e propozuar nga ana e kryetarit të komunës së Tetovës është jo popullore por është masë e cila duhet të ndërmeret për të mirën e qytetarëve. Luma kërkoi përkrahjen e të gjithë këshilltarëve pa mos u politizuar shitja e lokaleve.Koordinatori i këshilltarëve të BDI-së Resi Abdurahmani, kërkoi sqarime nga sektori juridik dhe garanca nga sektori për financa dhe buxhet që mjetet aposatafat të përdoren për këtë qëllim dhe pr shkak të bllokimit të xhir-llogarisë të njejtat të mund të tjetrësohen tek borxhlinjët. Pas kësaj komisioni për financa dhe buxhet u mblodh dhe u koordinuan duke shtuar edhe disa konkluza në vendimin e përgjithshëm, ku theksohet se çmimi fillestar nga shitja e lokaleve jashta rrugës të jetë një mijë e 500 euro për metër katrorë, kurse ata që janë rreth rrugës çmimi fillestar të jetë 3 mijë euro për një metër katrorë, kurse në konkluzion poashtu është theksuar edhe mënyra e cesionit që në rast të bllokimit të xhiro-llogarisë nga subjekte të ndryshme, atëherë të vlejë transferi i mjeteve drejtpërdrejt në xhiro-llogarinë e firmës kontraktuese. Këshilltarët kanë ndarë mendimin se çështja e ujit nuk duhet të politizohet sepse është një problem jetik për banorët e Tetovës edhe pse ata nënvizuan se kjo masë nuk është e pëlqyeshme por është e patjetërsueshme.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *