Home / Sport / Mahambe largohet nga Shkëndija

Mahambe largohet nga Shkëndija

“Mahambe nuk është në Shkëndijë dhe përfundimisht nuk do luajë për ne në pranverë. Që në fillim gjërat rreth tij ishin të paqarta. Së pari duhej të vijë në provë, pastaj u vendos që të mbetet te ne, më vonë duhej të shitet te Panduri, ndërsa pasi kjo dështoi ai erdhi në Tetovë për të vazhduar me Shkëndijën. Këto ditë kur duhej të pastrojmë situatën e tij, agjencia që e përfaqëson befasisht solli kërkesa të mëdha për dëmshpërblim ndaj klubit të tij të mëparshëm dhe shumë kërkesa tjera për të cilan ne nuk kemi qenë të njoftuar. Është e qartë se pala që ka biseduar me përfaqësuesit e Mahambes ka patur planet e veta dhe ne nuk kemi qenë të njoftuar për asgjë”, thonë nga kryesia e Shkëndijës.

Sulmuesi nga Mali, Tamboura Mahambe pëfundimisht është larguar nga tabori i Shkëndijës dhe nuk do të jetë pjesë e kësaj skuadre në stinorin pranveror. Turbulencat e fundit në kampionët e vendit, kanë ndikuar edhe në fatin e Mahambes, i cili pas disa ditëve ka vendosur që të braktisë Tetovën dhe të kthehet në Mali. Arsyet për një hap të këtillë në mes tjerash ishin problemet në klub dhe statusi i paqartë i tij në Shkëndijë. “Mahambe nuk është në Shkëndijë dhe përfundimisht nuk do luajë për ne në pranverë. Që në fillim gjërat rreth tij ishin të paqarta. Së pari duhej të vijë në provë, pastaj u vendos që të mbetet te ne, më vonë duhej të shitet te Panduri, ndërsa pasi kjo dështoi ai erdhi në Tetovë për të vazhduar me Shkëndijën. Këto ditë kur duhej të pastrojmë situatën e tij, agjencia që e përfaqëson befasisht solli kërkesa të mëdha për dëmshpërblim ndaj klubit të tij të mëparshëm dhe shumë kërkesa tjera për të cilan ne nuk kemi qenë të njoftuar. Është e qartë se pala që ka biseduar me përfaqësuesit e Mahambes ka patur planet e veta dhe ne nuk kemi qenë të njoftuar për asgjë”, thonë nga kryesia e Shkëndijës, duke lënë të kuptohet se pikërisht anëtarët e shkakruar të kryesisë së klubit kanë qenë ata që kanë insistuar në bashkëpunim me Mahamben edhe pse të gjithë pranojnë se bëhej fjalë për sulmues kualitativ i cili do t’i shërbente skuadrës, mirëpo për fat të keq nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës në pranverë. Ndryshe Tamboura Mahambe (25.10.1991) i’u bashkua Shkëndijës përgatitjet në Antali dhe u paraqit në disa takime kontrolluese, duke shënuar 2 gola në fitoren e Shkëndijës 3:0 përballë Pandurit të Rumanisë. Më vonë u fol për një transferim të mundshëm të tij te skuadra rumune e Pandurit, që dështoi në moment të fundit dhe si rrjedhojë sulmuesi nga Mali duhej të mbetet në Shkëndijë. Mirëpo trazirat në skuadër bëjnë të veten, kështu që ai tani më ka lëshuar Maqedoninë, ndërsa trajneri Shabani do të duhet të gjindet pa sulmuesin e planifikuar për sfidat kampionale në gjysmëstinorin pranveror.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *