Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia ta marrë vendimin e merituar për fillimin e bisedimeve, kërkoi Poposki nga ambasadorët e BE-së

Maqedonia ta marrë vendimin e merituar për fillimin e bisedimeve, kërkoi Poposki nga ambasadorët e BE-së

5 mars-Dialogu inkuadrues, siç është theksuar në këtë fazë do të fokusohet në pesë fusha tematike: sundimi i drejtësisë, reforma e administratës publike, liria e shprehjes dhe mediave, reforma e procesit zgjedhor dhe kriteret ekonomike për ekonominë funskionale tregtare. Është parashikuar që dialogu qasës të zhvillohet në dy nivele – në nivel të lartë politik, nën bashkëkryesimin e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe komisionerit Shtefan Fyle, edhe në nivel ekspert

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot mbajti mëngjes pune me ambasadorët e vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.

Në takim, siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, Poposki i ka riafirmuar argumentet për hapje sa më të shpejt të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE, duke i nënvizuar përfitimet evidente të përbashkëta nga fillimi i këtij procesi, si për Maqedoninë, ashtu edhe për BE-në, përfshirë edhe Greqinë. Ai kërkoi mbështetje nga ambasadorët, respektivisht nga vendet-anëtare që ata i prezantojnë për miratim sa më të shpejtë të vendimit të merituar për start të bisedimeve nga ana e Këshillit të BE-së, gjatë presidencës daneze, ndërsa në pajtim me rekomandimet disa herë të përsëritura të Komisioni Evropian dhe Parlamentit Evropian.

Poposki është përqendruar në fillimin e ardhshëm të dialogut inkaudrues të nivelit të lartë mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian, më 15 mars të vitit 2012 në Shkup.

“Presim që dialogu inkuadrues ta ngritë transparencën e perspektivës për anëtarësim të Maqedonisë në BE dhe të kontribuojë për dinamizimin e progresit të vendit tonë në procesin inkuadrues”, nënvizoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë.

Dialogu inkuadrues, siç është theksuar në këtë fazë do të fokusohet në pesë fusha tematike: sundimi i drejtësisë, reforma e administratës publike, liria e shprehjes dhe mediave, reforma e procesit zgjedhor dhe kriteret ekonomike për ekonominë funskionale tregtare. Është parashikuar që dialogu qasës të zhvillohet në dy nivele – në nivel të lartë politik, nën bashkëkryesimin e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe komisionerit Shtefan Fyle, edhe në nivel ekspert.

Duke folur për gjendjet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ministri Poposki e theksoi rëndësinë e perspektivës për anëtarësim në BE dhe nevojën që ajo të mbahet e fuqishme, vizibile dhe kredibile. Me rëndësi thelbësore për atë është që në mënyrë konsekuente të respektohet parimi i vlerësimit sipas meritave edhe të vendeve aspirante, të cilët kanë porositur progres në plotësimin e kritereve të Kopenhagës dhe t’u mundësojë të avancojnë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Maqedonia, sikur edhe deri më tani, do të vazhdojë me kontributin proaktiv dhe konstruktiv për avancimin e bashkëpunimit rajonal në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësisë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *