Home / Lajme / Rajon / Marrëveshja e Ohërit për zgjidhjen e çështjeve ndëretnike

Marrëveshja e Ohërit për zgjidhjen e çështjeve ndëretnike

19 mars- Sipas tij është Marrëveshja e Ohrit për zgjidhjen e çështjeve ndëretnike në Maqedoni dhe ai dokument duhet të zbatohet

Kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi duke komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe çështjet ende të hapur në Kosovë, ka thënë se çdo dalje nga Dokumenti i presidentit Ahtisari është rrezikim i vet dokumentit, duke shtuar se ky dokument u jep të drejta komunitetit serb në nivel të Evropës. Ndërsa lidhur me Maqedoninë ka thënë se është Marrëveshja e Ohrit që duhet të zbatohet. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi këto komente i bëri pas mbajtjes së mbledhjes së kryesisë. I pari i Kuvendit i pyetur rreth incidenteve në Maqedoni dhe çështja e hapur e veriut në Kosovë, a mund të shihet një rrezik për destabilizimin e rajonit, Krasniqi ka thënë se për të dy çështjet ekzistojnë dy marrëveshje dhe dy dokumente. Sipas tij është Marrëveshja e Ohrit për zgjidhjen e çështjeve ndëretnike në Maqedoni dhe ai dokument duhet të zbatohet, raporton Kosovapress. Ndërkohë duke folur rreth situatës në Kosovë, Krasniqi ka thënë se dokumenti i Ahtisarit është më i miri për të drejtat e komunitetit serb dhe dalja nga ky dokument rrezikon vet dokumentin. “Ne jemi të bindur që oferta më e mirë për zgjidhjen e të drejtave dhe lirive të komunitetit serb në Kosovë është dokumenti gjithëpërfshirës i presidentit Ahtisari. Çdo përpjekje për të dal nga ky dokument, realisht mund të rrezikojë vet dokumentin. Pala shqiptare ka ofruar një zgjidhje dhe kjo zgjidhje është e standardeve më të mira jo vetëm në rajon, por edhe në nivel të vendeve të Evropës. Prandaj ne kërkojmë që gjithçka që bëhet, të bëhet konform marrëveshjes që është arritur në Vjenë, që është finalizuar me dokumentin gjithëpërfshirës të Ahtisarit”, ka theksuar Krasniqi.
Incidentet më të fundit ndëretnike në Maqedoni, ku një polic maqedonas vrau dy shqiptarë, ndërsa 15 fëmijë shqiptarë u rrahën barbarisht në 7 mars nga disa huliganë maqedonas, kanë qenë kryefjala e sotme në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, raporton agjencia e lajmeve NOA.

Nënkryetarja e komisionit, deputetja sopcialiste Arta Dade shprehu shqetësimin se autoritetet e Ministrisë së Jashtme nuk po punojnë siç duhet për të kërkuar respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Në mbledhjen e Komisionit u thirr për të dhënë sqarime Drejtori i Drejtorisë Rajonale në Minstrinë e Punëve të Jashtme, Vladimir Pulaj, i cili bëri me dije se, MPJ ka thirrur dy herë për të dhënë sqarime mbi incidentet ndëretnike, ambasadorin maqedonas në Tiranë, Vele Trpevski.

Sipas Pulaj, ambasadori Trpevski do thirret sërish sapo të kthehet nga Shkupi, ku ndodhet prej disa ditësh.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *