Home / Lajme / Maqedoni / MASH-i i dënoi incidentet në autobusët e NPK-së

MASH-i i dënoi incidentet në autobusët e NPK-së

9 mars-“Ne si Qeveri do të vazhdojmë t’i realizojmë aktivitetet e tilla edhe në periudhën e ardhshme me qëllim që të sigurohet zgjidhje sa është e mundur më e thjeshtë dhe më e tërësishme të cilitdo kontest ose problem, e në këtë rast të reflektuar në disa incidente të vogla”, deklaroi Ristovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas takimit informativ për rolin e grave në parandalimin e konflikteve dhe zgjidhjes së qetë të situatave konfliktuoze.

Pas serisë së incidenteve që kanë ndodhur në stacionet e autobusave dhe në autobusat e NPK-së, ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski bëri thirrje për qetësimin e situatave dhe paralajmëroi ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme.

“Ne si Qeveri do të vazhdojmë t’i realizojmë aktivitetet e tilla edhe në periudhën e ardhshme me qëllim që të sigurohet zgjidhje sa është e mundur më e thjeshtë dhe më e tërësishme të cilitdo kontest ose problem, e në këtë rast të reflektuar në disa incidente të vogla”, deklaroi Ristovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas takimit informativ për rolin e grave në parandalimin e konflikteve dhe zgjidhjes së qetë të situatave konfliktuoze.

Ai tha se ngjarja e sotme nuk është drejtpërdrejtë e lidhur me disa incidentet që kanë ndodhur, por shtoi se takimet e tilla informative mund të kontribuojnë për zgjidhjen e qetë të situatave konfliktuoze.

Ristovski thotë se nuk mund të japë vlerësim nëse incidentet janë inicuar nga dikush se jo.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski thotë se Qyteti i Shkupit vazhdimisht dhe intensivisht i ndjek ngjarjet dhe se për këtë qëllim në NPK “Shkup” është ngritur niveli i mobilitetit.

“Janë përforcuar kontrollet në autobusa dhe rreth autobusave. janë bërë koordinime me kryetarët e komunave në Qytetin e Shkupit, ndërsa po koordinohemi edhe me MPB-në për veprim parandalues dhe për gjetjen e kryerësve”, tha Trajanovski.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup shpreh keqardhje për incidentet që ndodhën dje në autobusët e NPK Shkup, bën thirrje që të mos keqpërdoren dhe të qetësohet gjendja.

“Jemi të informuar për incidentet që ndodhën gjatë 24 orëve të fundit. E shprehim keqardhjen tonë për të lënduarit dhe familjet e tyre. Nga deklarata e ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska kuptuam se në vijim është hetimi policor. Sërish, u bëjmë thirrje të gjithë faktorëve që t’i qetësojnë ndjenjat dhe të mos i keqpërdorin këto incidente fatkeqe”, thonë për MIA-n nga Delegacioni i BE-së në Shkup.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës i dënoi incidentet e djeshme në transportin publik në Shkup dhe pret që ushtruesit e dhunës të dënohen në mënyrë adekuate.

“Bëjmë thirrje se duhet të përmbahet secili qytetar i Republikës së Maqedonisë nga cili do akt i dhunës. Në mënyrë maksimale dhe decide i dënojmë të gjitha incidentet të cilat përfshijnë dhunë, qofshin në oborret e shkollës apo jashtë tyre. Është i qartë qëndrimi i MASH-it rreth kësaj çështjeje – shkollat duhet të mbeten jashtëdhunës dhe atë e bëjmë vazhdimisht me shërbimet profesionale, drejtorët dhe prindët. Pa dallim se ku ndodhë, e dënojmë dhunën”, tha Kralev.

Ministri theksoi se vendimi për sigurim të autobusëve për transport publik është i MPB-së, me të cilën, tha ai, MASH-i ka koordinim të rrjedhshëm.

“Qëndrojmë në disponim nga aspekti i sigurimit. Të gjitha institucionet e sistemit po punojnë maksimalisht për t’u përballur me këto incidente. Ato duhet të parandalohen, ndërsa kriminelët duhet të dënohen”, shtoi Kralev

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *