Home / Lajme / Maqedoni / Mbahet apo nuk mbahet kongresi i DR-së

Mbahet apo nuk mbahet kongresi i DR-së

6 mars-“Demokracia e Re me këtë kongres do të vendos që të pastrojë radhët e saj nga individë dhe struktura klanore që i shërbejnë qëllimeve dhe interesave të veta politike”, thuhet në komunikatën që mban firmën e Fatmir Etemit, kryetarit të Këshillit organizativ për Kongresin e DR-së.

Demokracia e Re informon se më 11 mars 2012 do të mbajë Kongresin e ri partiak ku do të zgjidhet kryesia e re dhe kryetari i ri.

Me këtë rast informojmë opinionin se pas gjitha debateve, në garën për kreun e kësaj partie tashmë është si kandidat i vetëm Kastriot Haxhirexha.

“Ky njoftim vjen pas deklarimit publik të anëtarit të kryesisë së DR-së, Bastri Bajrami se nuk do të garojë për kreun partiak dhe tërheqjes së kandidaturës së tij, e cila ishte propozuar në një nga mbledhjet e fundit të kryesisë së ngushtë të Demokracisë së Re. Demokracia e Re apelon që ky proces zgjedhor të mos keqpërdoret nga qarqe që nuk i dëshirojnë të mirën këtij subjekti të shëndoshë dhe me frymëzime më liberale demokratike”, thekson komunikata e kësaj partie.

Demokracia e Re gjithashtu i bën thirrje anëtarësisë që të mos bie pre e dezinformimeve dhe manipulimeve të ndryshme nga individë që kanë për qëllim pasivizimin dhe shëndërrimin e këtij subjekti për interesa klanore dhe individuale.

“Demokracia e Re me këtë kongres do të vendos që të pastrojë radhët e saj nga individë dhe struktura klanore që i shërbejnë qëllimeve dhe interesave të veta politike”, thuhet në komunikatën që mban firmën e Fatmir Etemit, kryetarit të Këshillit organizativ për Kongresin e DR-së.
Tre anëtarët e Komisionit për organizimin e Kongresit të Demokracisë së Re e kanë cilësuar si dezinformatë njoftimin e para disa orëve se Kongresi i kësaj partie do të mbahet më 11 mars.

Dritan Ramadani, Nimetulla Saliu dhe Filiz Ndoci, në cilësinë e anëtarëve të trupit organizativ kanë hedhur poshtë përmes një komunikate informacionet se vendimi për kongresin tashmë është sjellë dhe se ai do të mbahet të shtunën e ardhshme.

“Shprehim indinjatë lidhur me komunikatën e cila në emër të kryetarit të Këshillit organizativ për Kongresin e DR-së, Fatmir Etemi (që për momentin gjendet në Turqi për shërim), të informojë mediat lidhur me mbajtjen e një Kongresi të partisë. Informojmë opinionin dhe simpatizantët e Demokracisë së Re se, Komisioni për organizimin e Kongresit, të cilët jemi te zgjedhur prej kryesisë së partisë, nuk ka zhvilluar mbledhje dhe nuk ka sjellë vendim për mbajtjen e Kongresit”, thuhet në komunikatën e dërguar nga tre anëtarët e Komisionit për organizimin e Kongresit.

Më tej thuhet se Kongresi i kësaj partie nuk mund të organizohet pa u përmbushur paraprakisht disa nga parakushtet, siç janë verifikimi i numrit të kandidatëve dhe të kuvendarëve që do të marrin pjesë.

“Informojmë simpatizantët se derisa nuk verifikohet numri i kandidatëve, numri i kuvendarëve, numri i anëtarëve të Kryesisë, vendi dhe ora, nuk do të zhvillohet Kongresi i Demokracisë së Re. Dëshirojmë të informojmë se asgjë nuk është qëllimkeqe, por dëshirojmë që të ringrisim partinë, duke i respektuar të gjitha procedurat statutare të partisë, te cilin e kemi përpiluar bashkërisht. Ne, anëtarët legjitim të Komisionit për organizimin e Kongresit të Demokracisë së Re, i bëjmë thirrje anëtarësisë që të mos bie pre e dezinformatave dhe manipulimeve të ndryshme nga individë që kanë për qëllim pasivizimin dhe shndërrimin e këtij subjekti për interesa klanore dhe individuale”, thuhet më tej në komunikatë.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *