Home / Lajme / Maqedoni / Mbahet panairi i gjuhëve

Mbahet panairi i gjuhëve

23 mars-“Poashtu ky evenimet do të vizitohet edhe nga ana e nxënësve të shkollave të mesme te komunës së Tetovës të cilët do të njihen me punën e studentëvetë. Ky është panairi i gjuhëve këtu në UEJL, ku prezantohen vlerat kulturore të shqiptarëve, amerikanëve, gjermanëve, turke, maqedonase etj” tha Zeqiri.

Fakulteti të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ka organizuar panairin e gjuhëve të ndryshme të shteteve për kulturën e tyre. Ky eveniment mbahet në kuadër të ditëve të hapura në UEJL, ndërsa në tendet e panairit janë vërejtur veshjet e vjetra të shqiptarëve, ushqimet tradicionale turke, flamuj të shteteve të ndryshme. Luiza Zeqiri profesoreshë në qendrën e gjuhëve se ky prezantim ka për qëllim edhe zgjidhjen e eseut më të mirë në këtë të gjuhëve të ndryshme. “Poashtu ky evenimet do të vizitohet edhe nga ana e nxënësve të shkollave të mesme te komunës së Tetovës të cilët do të njihen me punën e studentëvetë. Ky është panairi i gjuhëve këtu në UEJL, ku prezantohen vlerat kulturore të shqiptarëve, amerikanëve, gjermanëve, turke, maqedonase etj” tha Zeqiri. Ndërsa studentët të cilët morën pjesë në këtë promovim të gjuhëvë thonë se ata promovojnë kulturën, veshjet, vendet turistike dhe ushqimet e shteteve të ndryshme.. Ndërkohë që është bërë e ditur se do të ndahet çmimi për ese më të mirë të shkollave të mesme të nxënsësve nga Tetova, Kumanova, Shkupi dhe Gostivari, të cilët njëkohësisht do të njihen me kampusin e UEJL-së. Organizatorët kanë bërë të ditur se ky është manifestimi i parë i këtij lloji që mbahet në këtë universitet, ndërsa pritet që te jetë tradicional që njëkohësisht simbolizon edhe shumëllojshmërinë e studentëve që studiojnë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *