Home / Lajme / Maqedoni / Me mjete të BE-së do të përmirësohet inkuadrimi i grupeve të ndijshme dhe personave me invaliditet në tregun e punës

Me mjete të BE-së do të përmirësohet inkuadrimi i grupeve të ndijshme dhe personave me invaliditet në tregun e punës

22 mars-Zagorac sqaroi se në kuadër të projektit do të zbatohet edhe fushatë përmes të cilës do të sqarohet se si të zhvillohet ekonomia sociale, cili është qëllimi dhe përparësitë e ekonomisë së tillë, por edhe do ta ngritë vetëdijen publike prë faktin se niveli ccivilizues i një vendi është shumë më i lartë nëse kujdeset për grupet e ndijshme.

Në 20 muajt e ardhshëm në Maqedoni me 1,5 milionë euro, mjete të siguruara nga fondet evropiane do të zbatohet projekti “Nxitja e inkluzimit social dhe tregut inkluziv të punës”, qëllimi i të cilit është ndërtimi i kapaciteteve institucionale, zhvillimi i resurseve njerëzore dhe përmirësimi i i efikasitetit të enteve sociale për nxitjen e inkluzimit social për grupet e ndijshme.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski, i cili sot mori pjesë në konferencën me të cilën ishte shënuar fillimi i projektit, konsideron se ai është me rëndësi të jashtëzakonshme, para së gjithash për shkak të faktit që do të kontribuojë për inkluzim më të madh të grupeve të ndijshme, inkuadrimin e tyre në tregun e punës. Pjesa më e madhe e personave të cilët bëjnë pjesë në këto kategori, tha, nuk janë fajtorë për gjendjen në të cilën ndodhen. Për këtë arsye, shtoi, shoqëria është e obliguar të ndihmojë.

“Dalja nga gjendja e varfërisë dhe përjashtimit social më së miri mund të tejkalohet përmes ndërlidhjes së ofruesve të shërbimeve sociale dhe qendrat për punë sociale, përkatësisht përmes përforcimit të potenciaëeve për punësim të kategorive të ndijshme të qytetarëve dhe mbështetjen e tyre gjatë hyrjes në tregun e punës, diçka që do të bëhet me këtë projekt. Me punësimin e tyre do të vihet deri te ndërprerja e rrethit të ashtuquajtur magjepsës të varfërisë-papunësisë-përjashtimit-parregullsisë”, tha minsitri Ristovski.

Projekti, i cili është i financuar nga fondet IPA të Bashkimit Evropian, duhet t’i prëforcojë resurset njerëzore në të gjitha institucionet të cilat punojnë me grupet e ndijshme, por edhe të vetë personave të cilët bëjnë pjesë në këto kategori dhe punëdhënësit.

“Projekti është dedikuar për prëforcimin e resurseve njerëzore në institucionet shtetërore, bashkësinë lokale, organizatat e punës, ku diht të avancohet dituria e të gjithëve të cilët punojnë me grupet e ndijshme dhe me personat me invaliditet. Qëllim i projektit është të ndërlidhen të gjithë pjesëmarrësit të cilët punojnë me grupet e ndijshme, që t’u mundësohet në mënyrë sa më efikae t’i inkuadrojnë në tregun e punës. Gjithashtu, parashihen trajnime punuese të cilët do t’i stërivisin grupet e ndijshme që sa më shpejtë dhe më me sukses të kyçen n[ mjedisin e punës”, tha Stojan Zagorac, lider i ekipit të projektit.

Zagorac sqaroi se në kuadër të projektit do të zbatohet edhe fushatë përmes të cilës do të sqarohet se si të zhvillohet ekonomia sociale, cili është qëllimi dhe përparësitë e ekonomisë së tillë, por edhe do ta ngritë vetëdijen publike prë faktin se niveli ccivilizues i një vendi është shumë më i lartë nëse kujdeset për grupet e ndijshme.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *