Home / Lajme / Maqedoni / Mediat maqedonase kritika ndaj Haxhinastos

Mediat maqedonase kritika ndaj Haxhinastos

17 mars-“Unë kam edhe incidentin ku është djegur flamuri shqiptar, dhe ato janë incidente që nuk duhet të ndodhin, për shkak se simbolet kombëtare janë të shenjta për çdo komb, por jemi dakorduar që këto incidente nuk rrezikojnë marrëdhëniet e mira”, citohet deklarata e ministrit të jashtëm shqiptar, duke komentuar mediat maqedonase dhe duke pyetur se në cilin incident ishte djegur flamuri shqiptar, apo sipas tyre, bëhet fjalë për një videomaterial në youtube ku shihet djegia e flamurit.

Mediat maqedonase kanë komentuar vizitën e ministrit të jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto, duke shprehur kritika ndaj qëndrimeve të tij lidhur me zhvillimet dhe incidentet e fundit në Maqedoni.

Gazeta më e madhe “Dnevnik” shkruan sot se Tirana zyrtare përmes ministrit të jashtëm nuk dënoi as 2 për qind përdhosjen dhe djegien e flamurit maqedonas.

Sipas gazetës, nga ana tjetër, ministri shqiptar në emër të Qeverisë kërkoi që të zbardhet vrasja e dy të rinjve shqiptarë në Gostivar dhe incidentet e fundit ndëretnike në Maqedoni.

“Unë kam edhe incidentin ku është djegur flamuri shqiptar, dhe ato janë incidente që nuk duhet të ndodhin, për shkak se simbolet kombëtare janë të shenjta për çdo komb, por jemi dakorduar që këto incidente nuk rrezikojnë marrëdhëniet e mira”, citohet deklarata e ministrit të jashtëm shqiptar, duke komentuar mediat maqedonase dhe duke pyetur se në cilin incident ishte djegur flamuri shqiptar, apo sipas tyre, bëhet fjalë për një videomaterial në youtube ku shihet djegia e flamurit.

Edhe mediat e tjera kanë bërë komente mbi vizitën, duke drejtuar kritika edhe ndaj qëndrimit të shprehur se Tirana zyrtare nuk do të njoh Shkupin me emrin kushtetues, derisa nuk do të zgjidhet kontesti i emrit me Athinën zyrtare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *