Home / Lajme / Maqedoni / Menduh Thaçi dhe Sadi Bexheti në Preshevë

Menduh Thaçi dhe Sadi Bexheti në Preshevë

6 mars- Menduh Thaçi nga ana tjetër, gjatë takimit foli për nevojën e unitetit të shqiptarëve në mbarë rajonin dhe për nevojën e një ndikimi më të madh në përmirësimin e kushteve për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës, në këtë rast për shqiptarët e Preshevës dhe ata të Maqedonisë.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, me ftesë të kryetarit të Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, që është njëherit edhe kryetrar i PDSH-së në Preshevë, të martën kanë qëndruar për vizitë në këtë komunë shqiptare. Sipas shërbimit për informim të PDSH-së, Thaçi dhe kryetari i komunës së Preshevës kanë biseduar për situatën aktuale në Luginën e Preshevës, në Kosovë dhe Maqedoni. Gjatë takimit, u diskutua për çështje të ndryshme që shqetësojnë banorët shqiptarë të Luginës së Preshevës si dhe shqiptarët në Maqedoni. Duke folur për zgjedhjet që pritet të mbahen në muajin maj, kryetari i Komunës së Preshevës tha se “Partia Demokratike Shqiptare nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentar ashtu siç nuk ka marrë kurrë më parë pjesë në këto zgjedhje”. Menduh Thaçi nga ana tjetër, gjatë takimit foli për nevojën e unitetit të shqiptarëve në mbarë rajonin dhe për nevojën e një ndikimi më të madh në përmirësimin e kushteve për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës, në këtë rast për shqiptarët e Preshevës dhe ata të Maqedonisë. (U.H)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *